Iniciativa CorrWatch ka shprehur shqetësim publik për procesin e kundërligjshëm, për herë të dytë, të kalimit të obligimeve ligjore për furnizim me tekste shkollore nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në subvencione tek prindërit.
CorrWatsh përmes një reagimi ka bërë të ditur se ky veprim nuk është vetëm shkelje e detyrimeve ligjore nga MASHTI, por është gjithashtu shkakton një barrë të panevojshme për prindërit, që për më tepër mund të ndikojë në fillimin me kohë të procesit mësimor duke ndikuar negativisht tek nxënësit.
“MASHTI, për të dytin vit radhazi, ka bërë shkelje ligjore pavarësisht se kishte një vit të tërë në dispozicion për të siguruar që ky proces të ishte në përputhje me ligjin dhe interesin publik, ajo dështoi plotësisht të planifikojë dhe të përmbushë detyrimet e saj, duke treguar neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie nga ana e ministrisë.Në të njëjtën kohë, me kalimin e obligimeve ligjore për furnizim me libra nga MASHTI tek prindërit, është është shkelur përsëri Ligji Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 26, paragrafi 4 thekson që “..tekstet shkollore ofrohen falas”, si dhe paragrafi 1 ‘..ministria miraton tekstet shkollore dhe mjetet e materialet e tjera mësimore sipas rregullave të prokurimit’ ”, thuhet në reagim.
Tutje në reagim bëhet e ditur se në planin e prokurimit për vitin 2024 MASHTI kishte planifikuar aktivitetin e prokurimit “Blerja e librave prej klasës 1-9 për vitin 2024/25” me vlerë 9,486,885.00 euro, një proces i tillë nuk u realizua.
“Aktiviteti ishte planifikuar të filloj me 28 qershor 2024, mirëpo MASHTI nuk e ka ndërmarrë asnjë veprim për fillimin e procedurave të prokurimit, duke e neglizhuar tërësisht këtë aktivitet të planifikuar. Në vend që të përmbushë obligimin ligjor, MASHTI ka preferuar të ndjekë të njëjtën praktikë të subvencionimit si vitin e kaluar, pa dhënë asnjë arsyetim të bazuar për këtë vendim. Në këtë rast, pyetja për ministrinë do të ishte se si është dëshmuar që kjo mënyrë është e duhura, kur aq më tepër nuk ka një vlerësim zyrtar mbi rrjedhën e procesit të vitit të kaluar.
Duke subvencionuar këtë shërbim që në fakt duhej të ishte përgjegjësi ekskluzive e ministrisë, MASHTI ka lënë hapësirë të gjerë për keqpërdorime por gjithashtu tregon një mungesë të kontrollit të mirëfilltë, transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike”.
Poashtu, përmes reagimit nga Iniciativa CorrWatch thuhet se “fakti që nuk ka informacione të sakta mbi çmimin e librave dhe koston totale të këtij procesi, tregon një mungesë të theksuar të planifikimit të duhur dhe të menaxhimit të përgjegjësive shtetërore. Për më tepër. vitin e kaluar, kjo mënyrë subvencionimi i ka kushtuar qeverisë mbi 11 milionë euro—më shumë se vlera e planifikuar për procedurën e negociuar me kompanitë, e që tejkalimi i saj ka qenë arsyetimi i anulimit të procedurës. Në anën tjetër, problemet e raportuara si vonesat në furnizimin me libra, problemet me aplikim si dhe ankesat e prindërve që ende nuk janë kompensuar, dëshmojnë qartë se kjo qasje ka qenë larg të qenit llogaridhënëse, transparente dhe efikase”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare