Subvencionet në bujqësi, hapat që një fermer në Kukës ka ndjekur për ta përfituar

Subvencionet në bujqësi vijojnë të mbeten një mbështetje e rëndësishme për fermerët në Kukës. Muharrem Hajdari, i cili ka aplikuar për kulturat që ka mbjellë këtë vit, thotë se procesi i aplikimit është i domosdoshëm për të garantuar një prodhim sa më cilësor.
“Aplikimet e këtij sezonit veror që iku kemi pasur aplikuar për disa kultura edhe pas kulturave që kemi aplikuar, Qeveria ka marrë disa nisma. Për aplikimet që kemi bërë aq sa i takon me ligj”, tha Hajdari.
Ai shpjegon se posedimi i certifikatës së pronësisë është kusht themelor për përfitimin e subvencioneve, duke e konsideruar këtë dokument si një element kyç për çdo fermer që dëshiron të përfitojë mbështetje financiare.
“Pasqyra kryesore është ta kesh pronën me certifikatë të kuqe, pasi je me krahëhapur, i mirëpritur”, tha Hajdari.
Një tjetër faktor vendimtar, sipas tij, është edhe pajisja me makineri bujqësore, të cilat ndihmojnë jo vetëm në lehtësimin e punës, por edhe në rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.
“Shumicën e fitimit në bujqësi e ha makineria”, tha ai.
Subvencionet konsiderohen te nevojshme për të përballuar sfidat e bujqësisë dhe për të nxitur zhvillimin e saj në të ardhmen.
- YouTube youtu.be









































