Luis Suarezi ka rrezikuar të nxisë zemërimin e tifozëve të Liverpoolit duke folur për transferimin e mundshëm të Philippe Coutinhos te Barcelona.

Mesfushori brazilian kishte kërkuar të shkonte në Camp Nou gjatë verës, mirëpo Redsat nuk e lejuan largimin e tij, përkundër ofertave të njëpasnjëshme të Blaugranëve.


LuisSuarez 1 (Getty Images)

Suarez, i cili në vitin 2014 kaloi nga Liverpooli te Barcelona për 85 milionë euro, beson se Coutinho do të kishte shumë sukses te Barcelona.

I pyetur se çfarë do t’i ofronte Barca, sulmuesi uruguaian ka thënë për Mundo Deportivo: “Shumë. E njoh atë si njeri dhe si lojtar, sepse kam luajtur me të, por të gjithë e ditë se çfarë do të kontribuonte Coutinho”.

PhilippeCoutinho (Getty Images)

“Ai është një lojtar, i cili në ditët e sotme luan në nivel shumë të lartë”.

“Natyrisht se e dëshiron (transferimin), sepse ai është një lojtar ambicioz dhe çdo lojtar dëshiron transferimin te Barca”.

LuisSuarez 3 (Getty Images)

“Ai ka kaluar nëpër një moment mjaft të vështirë, mirëpo si profesionist ka vazhduar të tregojë se sa lojtar i mirë është dhe çfarë cilësish personale posedon”.

“Edhe pse ishte përpjekur të largohej nga Liverpooli, ai vazhdoi t’i ndihmonte skuadrës dhe vazhdoi të angazhohej”, ka deklaruar Suarez. /Telegrafi/

LuisSuarez 4 (Foto: Getty Images)

telegrafi sport app