Luis Suarez pritet që të jetë largimi i parë i Ronald Koemanit te Barcelona.

Trajnerit holandez i është konfirmuar se do të ketë kontroll total mi skuadrën dhe ai do të vendosë se kush qëndron e kush largohet.


Sipas Caden Cope, Koeman ka telefonuar Suarezin në mëngjesin e të hënës për t'i treguar se nuk është në planet e tij.

Mediumi spanjoll bën të ditur se në bisedën e zhvilluar, lidhja telefonike nuk zgjati as një minutë.

Nga ky veprim i trajnerit holandez, sulmuesi uruguaian ka mbetur i acaruar për mënyrën se si e trajtoi.

Suarez thuhet se ka kërkuar më shumë respekt nga Koemani ndaj një lojtari që ka dhënë gjithçka për klubin.

Mirëpo, tulipani nuk dëshiron të humbë kohë dhe i ka kërkuar Suarezit që të gjej një klub të ri, ndërsa Barcelona besohet se do t'i shkëpusë kontratën në ditët në vazhdim. /Telegrafi/

telegrafi sport app