Një stuhi vdekjeprurëse e përshkruar nga zyrtarët si event i motit që ndodh një herë në shekull ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore rreth Vankuverit, Kanada.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, dy autostrada që lidhin qytetin e Bregut Perëndimor u mbyllën pasi u dëmtuan nga përmbytjet e rënda.


Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë masive, që vërshoi të hënën.

Një grua humbi jetën në një rrëshqitje dheu në autostradë dhe ekipet e shpëtimit thonë se të paktën dy persona të tjerë janë të zhdukur.

Trupi i gruas u gjet pranë Lillooet, rreth 250 kilometra nga Vankuveri, kanë deklaruar nga policia.

Autoritetet thanë se ekipet e shpëtimit nuk e kishin përcaktuar ende numrin e automjeteve të zëna që humbën në rrëshqitje. /Telegrafi/