LAJMI I FUNDIT:

Stuhi dhe reshje, përmbytet qyteti i Vlorës, bllokohen rrugët dhe pezullohet lundrimi

Stuhi dhe reshje, përmbytet qyteti i Vlorës, bllokohen rrugët dhe pezullohet lundrimi

Reshjet e shumta të shiut dhe stuhia kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve nga gazetarja e EuroNews Albania në Vlorë, reshjet e shumta janë bërë shkak për bllokimin e qarkullimit në disa akse rrugore dhe për pezullimin e lundrimit në det.


Ajo tha se reshjet do të vijojnë gjatë ditës së sotme dhe situate pritet të përmirësohet vetëm gjatë ditës së nesërme.

“Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe me stuhi ka shkaktuar përmbytje në qytet dhe vështirësi të qarkullimit në disa akse kryesore të qytetit. Disa nga zonat më problematika janë lagjia “1 maji”, “24 maji” disa zona në qendrën e qytetit, rruga “Transballkanike”, zona e “Albano e Romina”.

Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në këtë zonë që prej rrethrrotullimit të aksit të “Transballkanikes” deri në aksin rrugor që të çon për në bulevardin “Ismail Qemali”. Qyteti bregdetar është në kaos. Parashikohet që do të ketë ende reshje të shiut, situate do të normalizohet ditën e nesërme.

Kapiteneria vijon të mbajë vendimin e pezullimit të lundrimit. Është pezulluar edhe lundrimi i tragetit Vlorë-Brindizi”, është shprehur korrespodentja për Vlorën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori