LAJMI I FUNDIT:

Studiuesi amerikan nxirret pas nëntë ditësh i bllokuar thellë në një shpellë në Turqi

Studiuesi amerikan nxirret pas nëntë ditësh i bllokuar thellë në një shpellë në Turqi

Një studiues nga Shtetet e Bashkuara është shpëtuar nga thellësia e një shpelle në Turqinë jugore, ku ishte bllokuar pasi u sëmur më shumë se një javë më parë, tha federata turke e shpellave TUMAF.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mark Dickey, 40 vjeç, u nxor i sigurt nga shpella pasi kaloi më shumë se një javë nën tokë me një sëmundje të rëndë, duke shkaktuar një përpjekje ndërkombëtare për ta shpëtuar atë nga një thellësi prej 1,040 metra brenda shpellës Morca në malet Taurus të Turqisë.


“Dickey u nxor nga dalja e fundit e shpellës”, shkroi në rrjetet sociale federata e shpellave TUMAF. “Kështu, pjesa e operacionit të shpëtimit në shpellë ka përfunduar me sukses. I urojmë të gjithë ata që kanë kontribuar”, tha federata.

Pas kësaj, Dickey u transportua me helikopter në spital, shtoi federata.

Ndryshe, më shumë se 150 shpëtimtarë nga Turqia, Kroacia, Italia dhe vende të tjera punuan për nëntë ditë për të shpëtuar studiuesin nga ajo që është shpella e tretë më e thellë e Turqisë.

Dickey, një shpellëtar me përvojë i cili ishte pjesë e një ekspedite kërkimore ndërkombëtare për të hartuar sistemin e shpellës Morca 1,276 metra të thellë, thuhet se u sëmur me gjakderdhje gastrointestinale dhe ishte shumë i dobët për të bërë vetë ngjitjen nga shpella. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori