LAJMI I FUNDIT:

Studimi i frikshëm: Një përqindje e madhe e mostrave të hashashit, e kontaminuar me jashtëqitje njerëzore

Studimi i frikshëm: Një përqindje e madhe e mostrave të hashashit, e kontaminuar me jashtëqitje njerëzore

Rreth 90 për qind e mostrave të kanabisit (hashashit) të blera në rrugë, në zonën e Madridit përmbajnë gjurmë të jashtëqitjes njerëzore, si dhe disa ndotës të tjerë që e bëjnë substancën të papërshtatshme për konsum njerëzor.

Kjo u demonstrua nga një ekip kërkimor spanjoll, i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Alfonso X el Sabio në Madrid, i cili bashkëpunoi me kolegë nga Departamenti i Anatomisë dhe Embriologjisë së Universitetit Complutense.


Këto rezultate janë gjithashtu interesante për vendet e tjera, duke pasur parasysh se droga e shitur në kryeqytetin e Spanjës vjen kryesisht nga jashtë, përcjell tch.

Mostrat

Shkencëtarët, të koordinuar nga Profesor Manuel Pérez Moreno, një profesor në Departamentin e Farmakologjisë të Universitetit të Madridit, kanë blerë 90 mostra hashashi, gjatë një periudhe 12-mujore ndërmjet Madridit dhe zonave fqinje.

Gjashtëdhjetë mostra iu nënshtruan analizës së aromës dhe ndotjes, përfshi origjinën sintetike dhe mikrobiologjike; tridhjetë të tjerat u testuan për praninë e Escherichia coli, një bakter që normalisht jeton në zorrët tona, por që herë pas here mund të shndërrohet në një patogjen të rrezikshëm, veçanërisht për shkak se ai tregon shenja të rezistencës antibiotike.

Rezultatet

Në disa raste kontaminimi i gjurmëve të fekaleve të zbuluara ishte qindra herë më i madh se kufijtë e lejuar nga ligji për frutat në Evropë dhe për kanabisin në Shtetet e Bashkuara.

Jo çuditërisht, 40 për qind e mostrave të kontaminuara me Escherichia coli, kishin erë të jashtëqitjes njerëzore.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori