Anxhela Nocka, 22 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Budapestit.
Studentja e vitit të katërt të Arkitekturës humbi betejën me leukeminë akute, nga e cila u prek në mënyrë të befasishme në janar të vitit 2017.
Anxhela Nocka u bë e njohur një vit më parë, kur një solidaritet i jashtëzakonshëm qytetar pasoi në mënyrë të rrufeshme thirrjen që familjarët dhe shokët e saj bënë në rrjetet sociale, gazeta dhe televizione, për mbledhjen e fondeve që do të bënin të mundur kurimin e saj jashtë vendit.
Nisma e studentëve të Arkitekturës “Bëje për Anxhin”, që përfshiu organizimin e dhjetëra aktiviteteve të bamirësisë, shënoi një rast unik që bashkoi mijëra qytetarë të thjeshtë, biznese private dhe institucione shtetërore, në një aksion të përbashkët humanitar që mundësoi qëndrimin e saj 1-vjeçar në një qendër të specializuar në Budapest të Hungarisë, shkruan topchannel.
Bashkë me dëshirën e madhe për të jetuar, kjo dashuri e madhe njerëzore inkurajoi studenten e re për të luftuar fort, me gjithë vështirësitë e mëdha me të cilat do të përballej ditë pas dite.
Pasi iu nënshtrua kimioterapisë intensive, duke mos humbur shpresat deri në momentet e fundit, Anxhela Nocka nuk ia doli t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke lënë në mes ëndrrat dhe dëshirat e saj.
Mes dhimbjes së pafund për këtë humbje të madhe, familjarët e saj gjejnë forca të falënderojnë të gjithë ata që besuan fort se Anxhela meritonte të jetonte, duke dhënë një kontribut të paçmuar për t’i dhënë asaj shansin e fundit për jetën. Atë jetë, nga e cila ajo largohet sot gjithë dinjitet, sepse bëri gjithçka deri në kufirin e të pamundurës, kur trupi u dorëzua përgjithmonë, por jo shpirti i saj.
Ceremonia mortore për t’i dhënë Anxhela Nockës lamtumirën e fundit do të zhvillohet në ditët që vijnë, pasi arkmorti me trupin e saj të mbërrijë në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë