LAJMI I FUNDIT:

Studentët-qeverisë: Afat deri të martën, ose protesta më masive e historisë

Studentët-qeverisë: Afat deri të martën, ose protesta më masive e historisë

Studentët vazhdojnë protestën e tyre nën moton “Dhjetori i Dytë” edhe sot.

Në rrjetet sociale, që janë edhe “zemra” e kësaj proteste, studentët publikuan axhendën dhe në bazë të saj janë mbledhur para Korpusit Universitar në orën 9:30 dhe prej aty kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.


Studentët i kanë vendosur si afat të fundit Ministrisë së Arsimit, ditën e martë, kur duhet të jenë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverisë të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi. Nëse nuk plotësohen, të martën do jetë protesta më masive që keni parë ndonjëherë”, u shpreh një prej studentëve për mediat.

E sotmja, do të jetë dita e 5-të e protestave të studentëve për të drejtat e tyre, teksa ata vazhdojnë të bëjnë thirrje për mos politizim të tubimit. Sipas tyre ka pasur tentativa nga disa grupe për t’i përçarë, ndaj kanë hedhur disa ide. Ata kërkojnë që mos ketë një drejtues, por organizimi të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e dyta që të bëhen të dallueshëm nga grupe politike propozojnë që të mbajnë në dorë një shami të kuqe.

“Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm plotësimin e kushteve! Kush nuk ka mundësi të shkojë të mblidhet pranë fakulteteve të vet, të vijë direkt në Ministrinë e Arsimit”, thuhet në faqen e Facebook të Universiteti.info.

Edhe “Lëvizja për Universitetin” bën thirrje që politika të qëndrojë larg studentëve.

“Studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë. Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre”.

Studentët nuk kanë ndërmend të tërhiqen edhe pas refuzimit që i bën dje ministres Lindita Nikolla, e cila hyri mes turmës për të komunikuar me ta, por u refuzua, pasi studentët nuk kërkojnë negociata por vetëm plotësim të kushteve.

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019. Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilli Studentor. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori