LAJMI I FUNDIT:

Studentët përpilojnë kërkesat e panegociueshme

Studentët përpilojnë kërkesat e panegociueshme

Në një letër drejtuar tri institucioneve më të larta të vendit dhe atyre që prek kauza e tyre, studentët që janë mbledhur prej ditësh në protestë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kanë parashtruar kërkesat e tyre.

Studentët kanë zgjeruar listët e kërkesave për një arsim cilësor në Shqipëri, në letrën drejtuar Kuvendit, Kryeministrisë (e veçanërisht kryeministrit Rama), MAS-së dhe konkretisht ministres Lindita Nikolla, por edhe universiteve publike në vend.

Ata kërkojnë që buxheti për arsimin të rritet në 5% e GDP-së, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, përfshi këtu në universitet dhe në konvikt.

Së dyti, ata kërkojnë transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe IAL-ve, duke kërkuar prej tyre publikimin online të të gjitha shpenzimeve.

Studentët protestues kërkojnë gjithashtu rritjen nga 10 në 50% të peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në Senatin akademik.

Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore është gjithashtu mes kërkesave të tyre.

Ndërkohë, mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentorë, ligji i Arsimit të Lartë, pika 2, ata kërkojnë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash, si nga MASR-ja dhe IAL-të, por të shtohet edhe një përfaqësues nga studentët në të.

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019 është gjithashtu kërkesë, për të cilën ngarkohen bashkitë përkatëse.

Studentët kërkojnë gjithashtu ndërtimin e bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe. Në fund, studentët kërkojnë gjithashtu vlerësimin e performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor të pedagogëve, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Këto kërkesa, studentët i cilësojnë si të panegociueshme, nëse do t’u duhet të lënë bojkotimin e mësimit dhe të ndërpresin protestën një ditë. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori