Struga e humb finalen ndaj Vardarit dhe mbetet pa trofeun e parë në Kupë

Struga Trimi Lum nuk arrin ta shkruajë historinë në finalen e Kupës së Maqedonisë, duke u mposhtur nga Vardari që pas 18 vitesh rikthehet te trofetë dhe siguron një vend në garat evropiane, njofton Telegrafi
Struga Trim&Lum nuk ia doli ta shkruajë historinë në finalen e Kupës së Maqedonisë, duke pësuar humbje 2-0 ndaj Vardarit. Ekipi nga qyteti buzë liqenit kishte synuar ta fitojë për herë të parë këtë trofe, por u ndal në pengesën e fundit.
Dy golat e shënuar nga Mihail Talevski i dhanë triumfin Vardarit, që pas plot 18 vitesh rikthehet te trofetë në këtë garë, duke siguruar gjithashtu një vend në kualifikimet e Conference League.
Struga pati disa raste të mira në fillim të takimit, por mungesa e konkretizimit dhe vendosmëria e rivalëve ndikuan që skuadra e drejtuar nga Ilço Gjorgjioski të largohet me duar bosh nga kjo finale historike. /Telegrafi/



































