LAJMI I FUNDIT:

Struga dhe Ohri përballen me mungesë të stafit hotelierik

Struga dhe Ohri përballen me mungesë të stafit hotelierik

Persona nga Shqipëria punojnë në Strugë si kamerierë, banakiere apo kuzhinierë nëpër objekte hotelierike. Mungesa e stafit adekuat hotelierik përmbushet dhe me njerëz nga qytete të tjera të Maqedonisë të cilët vijnë gjatë sezonit turistik veror.

Një pjesë e hotelierëve thonë se njëra nga arsyet për këtë situatë janë pagat e ulëta, si dhe largimi i shumë të rinjve për të punuar në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore.

Situata është e ngjashme edhe në Ohër. Hotelierët druajnë se do të vijë koha që vetë pronarët do të duhet t’u shërbejnë mysafirëve.


Nga policia e Ohrit për Alsat bëjnë të ditur se në tre muajt e fundit janë realizuar pesë kontrolle veprimi nëpër objekte hotelierike. Gjithsej 24 shtetasve të Shqipërisë që kanë punuar këtu, u është shqiptuar ndalesë për hyrje në Maqedoni, sepse janë kapur pa qëndrim të rregulluar me ligj dhe kanë hyrë jozyrtarisht në Maqedoni.