Që në ditët e para të Big Brother VIP Kosova disa prej banorëve nisën të jetë më të afërt me njëri-tjetrin.

Tashmë reperi Getinjo dhe Vivien kanë shkëmbyer puthjen e parë ndërsa shihen vazhdimisht në momente intime duke ndarë bashkë edhe shtatin.


Ndërkohë, një mundësi që të bëhen çifti në ditë e para dhanë edhe reperi nga Shqipëria, Stresin dhe modelja Gresa Hoti.

318764130 1541326653011407 9122689420230643074 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Por, Stresi herë pas here është shprehur se gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ka për qëllim që ta rikthej ish-bashkëshorten Kejsin.

Ndërsa, përveç me Stresin modelja ka treguar një afërsi edhe me Andi Artanin, dhe për këtë të fundit reperi u shpreh se ka nisur të ketë ndjena për Gresën.

319041718 3280719015510230 4374637056500493609 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë me Getinjon dhe Alisën, Stresi tha se arsyeja pse hoqi dorë nga Gresa ishte për shkak të Andit.

“Andi po ndjenë shumë për Gresën prandaj hoqa dorë unë, nuk e ha unë atë trung, unë e kam misionin tim, ishalla i shoh bashkë”, ka thënë Stresi. /Telegrafi/