Rap-artisti i njohur, Noizy, u arrestua pak ditë më parë bashkë me DJ e tij, Crax, në Shëngjin.

Mbi ta rëndon akuza ‘lëndim i rëndë trupor’ pas përleshjes në Pejë me një grup tjetër, ku përfshihej Tiktok-eri Medi Iseni.


I kërkuar nga Policia e Kosovës është edhe artisti tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj - Stresi.

Screenshot 14 8 Foto: Screenshot/Instagram

Ai ka bërë vazhdimisht postime në rrjete sociale duke i kërkuar llogari e duke i dërguar mesazhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Së fundmi, fituesi i Big Brother VIP Kosova ka bërë një dedikim për mikun e tij të ngushtë, Noizyn.

Screenshot 17 9 Foto: Screenshot/Instagram

“Qëndro i fortë vëllai im, ata nuk do t’ia dalin dot”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, masa për Noizyn, i cili po kërkohet nga autoritetet e Kosovës ka nisur në gjykatën Penale të Tiranës.

Screenshot 15 8 Foto: Screenshot/Instagram

U raportua se seanca po shqyrtohet me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani.

Ai ka angazhuar avokatin e njohur, Besnik Berisha. /Telegrafi/