LAJMI I FUNDIT:

“Stoli ari, një orë dore dhe para”, kërkohet një i dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Ferizaj

“Stoli ari, një orë dore dhe para”, kërkohet një i dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Ferizaj

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave në rrugën “Nazmi Uksmajli”, në Ferizaj.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera kërkohet identifikimi dhe vendndodhja për kapjen e personit të dyshuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar,  i cili dyshohet se me datën 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën ‘Nazmi Uksmajli’ në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘Vjedhje të rëndë’ të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave”.


“Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ’Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori