LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Qytetarët në zgjedhje do ta shkatërrojnë “zaevizmin”

Stoilkovski: Qytetarët në zgjedhje do ta shkatërrojnë “zaevizmin”

Zëdhënësi Naum Stoikovski nga OBRM-PDUKM në pyetjen se si e sheh opozita marrëveshjen mes Ahmetit dhe Zaevi për kryetar të përbashkët në zgjedhjet presidenciale tha se “pushteti është në panik”.

Stoilkovski tha se kandidati i përbashkët i LSDM dhe BDI është pasojë e “zaevizmit”, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kandidati është pasojë e ‘zaevizmit’. LSDM caktoi shpallje për përzgjedhjen e presidentit, por e harroi dhe tani e mohon. Koha e ‘zaevizmit’ do të shkatërrohet nëpërmjet një disfate në zgjedhje”, tha Stoikovski duke shtuar se qytetarët do ta shkatërrojnë “zaevizmin dhe fituese në zgjedhjet presidenciale do të jetë kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Deri ditën e premte do të bëhet i ditur emri i kandidatit të përbashkët mes LSDM dhe BDI
Lexo po ashtu Deri ditën e premte do të bëhet i ditur emri i kandidatit të përbashkët mes LSDM dhe BDI

Ai thotë se Maqedonia do të ketë grua për president dhe pikërisht në këto zgjedhje do të jepet goditja përfundimtare “zaevizmit”./Telegrafi/