LAJMI I FUNDIT:

Stobi mahnitës, qyteti antik i Maqedonisë që shumë pak e njohim (Foto)

Stobi mahnitës, qyteti antik i Maqedonisë që shumë pak e njohim (Foto)

Qyteti i vjetër Stobi ishte një qytet antik i Pajonëve, që më vonë u pushtua nga Maqedonasit antik, duke u bërë kryeqytet i provincës Maqedonia Salutaris, që sot gjendet në afërsi të komunës Gradsko në Maqedoninë e sotme.

Edhe ky qytet anti konsiderohet si një ndër vendet më të famshme arkeologjike në Maqedoni. Në periudhën antike, konsiderohej si qendër e rëndësishme urbane, ushtarake, administrative, për tregti, si edhe qendër fetare romake dhe bizantine.


Gjatë periudhës së ekzistencës, ishte vend ku arritjet kulturore të periudhës antike mbidheshin në mënyrë unike në një vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stobi u ndërtua në periudhën helene, para periudhës së sundimit të Filipit të II-të të Maqedonisë Antike, babait të Lekës së Madh. Edhe ky qytet ka qenë në rrugën e njohur antike ”Via Egnatia”.

Gjetjet arkeologjike tregojnë se Stobi antik kishte një strukturë arkeologjike, jetë të organizuar, që flet për një shoqëri të lartë urbane me zhvillim të lartë kulturor.

Besohet se fillimet e këtij qyteti janë rreth shekullit 7 dhe 6 para erës së re. Stobi përbëeht nga faltore dhe teatri, kurse në periudhën e krishtere, Stobi shndërrohet gjithashtu në një qendër peshkopale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Stobi ishte shkatërruar shumë gjatë pushtimeve avaro-sllave, por goditje të fuqishme i dha edhe një tërmet që besohet se ka ndodhur në vitin 518 të erës së re.

Sot, mbetjet e këtij qyteti të famshëm arkeologjik janë mjaft tërheqës për vizitorët, duke u bërë kështu një ndër destinacionet më popullore për turizëm në Maqedoni. Struktura e qytetit, mbetjet e mureve dhe monumentet tjera të ruajtura, ia shtojnë bukurinë dhe e bëjnë tërheqës qytetin antik Stobi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori