LAJMI I FUNDIT:

Stil veror për notën dhjetë: Bartni pantallona me lule si Melania Trump!

Stil veror për notën dhjetë: Bartni pantallona me lule si Melania Trump!

Kur është fjala për Melania Trumpin, tashmë jemi mësuar me sukseset e modës që janë radhitur njëri pas tjetrit për cilido rast.

Edhe pse kryesisht zgjedh veshje valëvitëse të cilat u shkojnë për shtat linjave të trupit, Melania di gjithsesi të befasojë me zgjedhjen e rrobave, siç janë xhaketat kontroverse me mbishkrimin i cili ka shkaktuar skandal dhe kombinime sportive me të cilat dje ka ngazëllyer gjysmën e botës.


Megjithatë, që tani dama e parë e Amerikës i është kthyer stilit të vet – elegancës dhe takave të larta! – transmeton Telegrafi.

Ditë më parë, për kthimin në Washington me bashkëshortin Donald dhe djalin Barronin, ka zgjedhur pantallonat hit me lule model “cigareje”, me të cilat ka veshur këmishë të thjeshtë ngjyrë të bardhë.

Mbresa të veçanta gjithë dukjes i kanë dhënë këpucët me taka të larta ngjyrë të verdhë të zjarrtë.

Sapo janë publikuar fotografitë në internet, damat janë ngazëllyer me kombinimin e tillë të thjeshtë dhe me kombinimin e tillë praktik dhe të bukur, sa që shumica e femrave kanë dëshiruar ta kopjojnë këtë stil të Melania Trumpit.

A po ju pëlqen edhe juve! Ndani mendimet me ne nëpërmjet komenteve!

/Telegrafi/