LAJMI I FUNDIT:

Stavreski iku, praktika e tij mbeti në Ministrinë e ekonomisë (Video)

Stavreski iku, praktika e tij mbeti në Ministrinë e ekonomisë (Video)

Disiplina fiskale në shpenzimet buxhetore, rritje e pagesës së tatimeve dhe një sërë ligjesh të tjera sa i takon politikës tatimore janë projektet pozitive të punës së ish ministrit Zoran Stavreski thonë ekspertët për Tv21.

Megjithatë, ekzistojnë shumë hapa që Stavreski i ka ndërmarrë pa mos mbajtur llogari për interesin publik, thotë profesori Vanço Uzunov. Ai shton se gjatë kohës kur Stavreski ka qenë ministër, borxhi publik u dyfishua dhe paratë e buxhetit janë shpenzuar në mënyrë jotransparente.


“Për shpenzimet e parave të buxhetit nuk kishte kurrfarë njoftimi. Për çfarë qëllimi u shpenzuan ato? Kjo është diçka tmerrësisht e keqe dhe kjo mënyrë e të punuarit duhet të ndryshojë tërësisht. Kemi borxh shumë të lartë, që është pasojë e politikës që e udhëheq kjo Qeveri. Ishim dëshmitarë të orekseve të mëdha për shpenzim të parave në llogari të parave të shtetit, ndërsa kjo zbrazëtirë kompensohet duke marrë borxhe”, u shpreh Vanço Uzunov, Profesor Universitar.

Profesori Neritan Turkeshi konsideron se dorëheqja e Stavreskit do të ketë implikime ndaj politikës makro-ekonomike. Çdo dorëheqje, thotë ai, bart pasoja, dhe do të nevojitet kohë që ministri i ri të fillojë me realizimin e një pjese të reformave që qytetarët i presin.

Stavreski do të mbahet mend për projektin “Shkupi 2014”, shitjen e pasuksesshme të termocentralit Negotinë, investimit të dështuar të milionerit nga India Subrata Roj, futjes sw obligacioneve, por edhe për hapjen e disa zonave industriale dhe sjellje të disa investitorëve të huaj. Gjatë kohës së Stavreskit u zbatua edhe projekti për shlyerjen e borxheve, me ç’rast u shlyen rreth 30 milionë denarë për familjet e rrezikuara. U vërejt edhe ulja e papunësisë, prej 30% në 24% dhe u soll Ligji i pagës minimale. Projekti “Blej shtëpi, blej banesë” ende po realizohet, ndërsa nga viti i kaluar u ndanë mjete edhe për projektin për të rinj “Blej shtëpi” ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori