Janë bërë nëntë muaj që kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës të vendose taksën doganore prej 100 për qind.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore, fillimisht ishte 10 për qind, ndërsa nga nëntori i vitit të kaluar kjo taksë është rritur në 1oo për qind.
Ky vendim i Qeverisë Haradinaj ishte kundërshtuar ashpër nga Bashkimi Evropian si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët edhe kishin kërkuar që taksa të pezullohet. Sipas tyre, masa e vendosur për këto dy shtetet nuk do t’i sillte përfitime Kosovës.
Taksën 100 për qind e ka kundërshtuar fuqishëm po ashtu Serbia, e cila ka kushtëzuar dialogun në Bruksel me heqjen e taksës.
Mirëpo pavarësisht kritikave që mori kryeministri tashmë i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ai vendosi që taksa të mbetet, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë shteti i Kosovës mund të mbrohet nga Serbia.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, kishte pohuar se taksa do të qëndrojë deri sa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Kjo masë e vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka bërë që importi nga këto dy shtete të bie dukshëm.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha për Telegrafin, se ka rënie të importit.
“Gjatë vitit të kaluar kishim një numër të ulët të importeve nga Serbia dhe Bosnja ku pas vendosjes së taksës e deri në fund të vitit kishim rreth 2 milion euro import po aq edhe taksa”, ka thënë ai.
Stavileci thotë se trendi i ulët i importit nga këto dy shtete është duke vazhduar edhe gjatë këtij viti.
“Derisa këtë viti trendi i ulët ka vazhduar pra për këtë periudhë importi nga këto dy vende është 2.2 milion euro dhe në bazë të këtij trendi pritet që deri në fund të vitit vetëm rreth 5 milion euro import (të cilët paguajnë po aq taksë) që nëse krahasohet me vitet paraprake rënia është rreth 99% pasi një vit nga Serbia dhe Bosnja kishim import pre 550 milion euro”, ka bërë të ditur ai për Telegrafin.
Ndërkohë, prodhuesit vendorë janë ata që po përfitojnë më së shumti nga taksa e vendosur për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kompanitë vendore që nga periudha e vendosjes së taksës kanë shtuar prodhimin, e në të njëjtën kohë kanë rritur edhe numrin e punëtorëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit