LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Sektorit të bujqësisë, ia kthyem dinjitetin

Stavileci: Sektorit të bujqësisë, ia kthyem dinjitetin

Për këto vite pune, kemi arritur që sektorit të bujqësisë të ia kthejmë dinjitetin e humbur, e po ashtu dhe ta bëjmë të rëndësishëm, kështu deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Blerand Stavileci, në konferencën përmbyllëse për media, para dorëzimit të detyrës, me këtë rast prezantoi punën e bërë gjatë mandatit të tij qeverisës, në këtë ministri.

Stavileci, pas takimit që kishte me stafin e ministrisë, me drejtorët, kryeshefat e agjencive që janë në kuadër të MBPZHR-së, foli për punën e bërë gjatë këtyre viteve sa e drejtoj ministrinë. Ai tha se kanë punuar me pasion dhe entuziazëm gjatë gjithë kohës me qëllim që sektori i bujqësisë, në krye të së cilit ai ishte tash e sa vite, ta marrë vendin e merituar.


“Një pjesë të madhe të zemrës dhe emocioneve, po e lëmë në këtë ministri, sepse kemi punuar me shumë pasion dhe entuziazëm, për të arritur qëllimin kryesorin më madhorin, mund të flasim ndoshta me ditë si është punuar, sa është bërë sa s’është bërë. Por me një fjali që e vlerëson punën që është bërë për gjithë këto vite është që kemi arritur që sektorin e bujqësisë, ta bëjmë të rëndësishëm, po aq sa është thënë se është i rëndësishëm, poqë nuk ka pasur trajtim meritor dhe gjatë gjithë kohës është nënvlerësuar. Dhe një gjë të tillë e cila ka ekzistuar ka qenë një frymë negative, një pasiguri dhe nuk ka pasur shpresa”, tha ai.

Blerand Stavileci më tej theksoi se përkundër sfidave me të cilat ata janë përballur, kanë arritur që këtij sektori të ia kthejnë dinjitetin dhe që bujku kosovar ta ndjej veten të rëndësishëm në shoqërinë kosovare dhe të privilegjuar për punën që bënë. Ai po ashtu falënderoi gjithë fermerët me të cilët kanë punuar dhe u ka shërbyer. Ndërsa u kërkoi falje të gjithë atyre që kanë qenë të pakënaqur.

“Unë dua të falënderoi të gjithë fermerët dhe agrobizneset e Kosovës, për të cilët kemi punuar dhe u kemi shërbyer. Por një pjesë e madhe e tyre e di që janë të kënaqur. Ka dhe të atillë që janë të pakënaqur. Unë dhe në emrin tim personal dhe në emër të stafit, u kërkoj falje atyre që ndoshta mendojnë se kanë qenë të prekur, apo që kanë pasur ndonjë pakënaqësi dhe kanë menduar që dikush qëllimisht u ka bërë. Nuk ka pasur asnjëherë tendenca të tilla. Por dhe ne e dimë dhe ata e dinë që gjithmonë ka hapësirë për tu përmirësuar dhe nuk është se jeta përfundon me një cikel. Fillon njëri mbaron tjetri. Fillon prapë tjetri. Përkundër gjithë sfidave që kemi pasur, kemi arritur që sektorit të bujqësisë, të ia kthejmë dinjitetin. Që bujku kosovar ta ndjej veten të rëndësishëm në shoqërinë kosovare, mos ta ndjej të vetmuar, por të privilegjuar për punën që bënë“, tha Stavileci.

Stavileci duke folur për punën e bërë sa ishte në krye të kësaj ministrie, kujtoj se këtë ministri e ka marrë me një buxhet prej 10 milionë euro dhe se tani po e dorëzon me një buxhet shumëfish më të lartë, që është 60 milionë euro.

Ai foli dhe për rezultatet e arritura, duke numëruar se gjatë këtyre viteve ata kanë përkrahur më shumë se 100 mijë fermerë, përmes grandeve dhe subvencioneve. Kanë mbështetur 80 mijë vende pune ekzistuese. Kanë krijuar mbi 10 mijë vende të reja pune. Kanë subvencionuar më shumë se 200 mijë hektarë, tokë të punueshme. Kanë subvencionuar rreth 1.5 milion krerë bagëtish. Kanë përfunduar 3 mijë projekte të zhvillimit rural, përmes grandeve. Ndërsa theksoi se si rezultat i punës dhe stimulimit, janë mbjellë diku rreth 60 mijë hektar të rinj me kultura të ndryshme bujqësore. Ndërsa janë futur në sistemin e ujitjes, rreth 20 mijë hektarë tokë bujqësore.

Ai po ashtu falënderoi donatorët e shumtë që e kanë përkrahur gjatë këtyre viteve, sa ai ishte ministër i Bujqësisë si dhe stafin me të cilin ka punuar bashkë, për gjithë këto vite. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
IPKO udhëheq në qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin në BunarFest dhe Festivalin e Aftësive Dixhitale

IPKO udhëheq në qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin në BunarFest dhe Festivalin e Aftësive Dixhitale

IPKO
Kalo në kategori