Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka paralajmëruar se në fund të këtij muaji do të jetë e gatshme strategjia dhjetëvjeçare energjetikës. Këto komente ai i ka bërë në panelin diskutues të organizuar nga KFOS-i dhe Instituti Riinvest me temën, “Një Don Kishotizëm Modern – Pse nuk ka Kosova Strategji afatgjate energjetike”.
“Në fund të këtij muaji – më 29 korrik do ta kemi Strategjinë e energjetikës… dhe do të përfshihen shtatë alternativa për furnizim me energji elektrike, por gjithnjë duke pasur parasysh përballueshmërinë e tarifave apo çmimeve për konsumatorët”, ka thënë Stavileci.Luan Shllaku, nga KFOS ka thënë se ka kohë që Kosova gjendet vazhdimisht e sfiduar nga zhvillimi i sektorit energjetik në njërën anë dhe nga shumë tentativa, të pa-përfunduara, për të sjellë investues të jashtëm në këtë sektor, në anën tjetër.
“Ka një dekadë që të gjitha forcat tona politike garojnë për të na treguar se e kanë zgjidhjen për këtë problem të madh zhvillimor të vendit, dhe ka po aq kohë, që këto forca politike, kur të vijnë në pushtet, tregojnë një pafuqi të plotë karshi kësaj sfide!”, ka theksuar ai.Sipas tij, ajo që qytetarët kanë parë në këtë dekadë janë: mungesa e njohurive elementare tekniko-teknologjike, por edhe sociale dhe mjedisore, për të sjellë një opsion të qëndrueshëm në këtë sektor; mosrespektim i plotë i institucioneve demokratike të vendit gjatë hartimit dhe finalizimit të projekteve investuese; dhe mungesa e mekanizmave që do të aplikoheshin te Termocentralet e reja, për t’i siguruar vendit leverdi ekonomike nga ky atak në resurset nëntokësore.
“Të gjitha këto munden të sjelljen së bashku me një emërues të përbashkët: Vendim-marrësit kosovar në asnjë moment deri tash nuk e kanë pasur një vizion afatgjatë dhe të qartë të zhvillimit të këtij sektori në disa dekada të ardhshme, si parakusht i vetëm dhe i domosdoshëm për të planifikuar këto investime miliardëshe në vend”, ka thënë Shllaku.
Zëvendës shefi i sektorit për bashkëpunim i Komisionit Evropian, Libor Chlad, ka theksuar se Kosova ka ambicie që t’i bashkohet tregut energjetik të Bashkimit Evropian (BE). Ai ka theksuar se BE vazhdon ta mbështesë Kosovën në sektorin e energjetikes.“Kur shikoni gjendjen në Evropë ka shumë opsione, ne dëshirojmë të rrisim efikasitetin në mënyrë të trajtojmë mjedisin. Kjo mund të behet në mënyra të ndryshme, nuk duhet të harrojmë se sa kushton, por është me rendësi që Kosova ta bëj mendjen top dhe të ndjek një vizion kredibil. BE-ja do të jetë këtu dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në sektorin energjetik”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi