Bashkimi Evropian është deklaruar në lidhje me lirimin nga detyra të anëtarëve të Ekipit Menaxhues pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se marrëveshjet e dialogut thonë qartë seEkipi Menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit.
“Sa i përket vendimit të raportuar të Kosovës për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues, marrëveshjet e dialogut thonë qartë se Ekipi Menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit/Bashkësisë për Komunat me shumicë Serbe”, theksoi ai, për Kallxo.com.
Stano u shpreh se vendimi për shpërndarjen e Ekipit Menaxhues “shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut”, teksa shtoi se çdo vendim në lidhje me këtë grup duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Kjo nuk është ende çështja. Drafti i parë i statutit u prezantua nga Ekipi Menaxhues më 2 maj në dialogun e nivelit të lartë, i cili tashmë nis procesin e negociatave. Prandaj, vendimi për shpërndarjen e Ekipit Menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me Ekipin Menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi Stano.
Më tej, zëdhënësi i BE-së tha se lehtësuesit e dialogut do të ftojnë kryenegociatorët për të filluar negociatat për statutin dhe se Ekipi Menaxhues do të ftohet të marrë pjesë në proces nëse është e nevojshme.
“Lehtësuesi i BE-së do të ftojë kryenegociatorët dhe ekspertët e tyre në Bruksel për të filluar negociatat për statutin. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në proces në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim, dhe të përfundojnë negociatat me shpejtësi. Borrell u tha palëve më 2 maj se Ekipi Menaxhues do të ftohet të marrë pjesë në proces nëse është e nevojshme, i cili do të përcaktohet nga lehtësuesi i BE-së”, përfundoi Stano.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se i ka liruar nga detyra anëtarët e ekipit menaxhues pas prezantimit të djeshëm të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status”, ka shkruar ai në Facebook.
Ekipi Menaxhues, përbëhej nga të Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.
Dje u mbajt takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në këtë takim u prezantua drafti i Asociacionit, për të cilin kryeministri Kurti tha se është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën e ligjshmërinë.
“Çfarë dëgjuam e lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të pakicave sipas standardeve evropiane dhe përkundër kësaj do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje andaj me këtë rast propozova një draft-vizion si kryeministër i Kosovës përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10”, ka deklaruar Kurti.
Nikoqiri i këtij takimi, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është bërë hap i rëndësishëm simbolik për themelimin e Asociacionit.
“Kryeministri Kurti ndau me ne këndvështrimet e tij për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë dhe siç pritej këndvështrimet e palëve janë shumë të largëta mes vete sa i përket natyrës së këtij Asociacioni, nuk është se kam pritur diçka tjetër, isha i bindur që palët do të kenë këndvështrime të ndryshme sa i përket Asociacionit”, ka thënë Borrell.
Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova