Pas shtatë vitesh pritjeje, Hamburgu më në fund fitoi rikthimin në Bundesligë, të cilin e arriti me stil me një fitore 6-1 kundër Ulmit.

Kështu, skuadra gjermane siguroi një rikthim në Bundesligë para përfundimit të raundit, dhe euforia në Volksparkstadion përfundoi në një kaos të pabesueshëm.


Në stadium kishte 57,000 tifozë dhe, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, të gjithë shkuan në fushë, kështu që festimi shpejt u shndërrua në trazira.

Fusha e stadiumit Volkspark është shkatërruar plotësisht, siç tregohet në videon e bashkangjitur në tekst, dhe stolat për futbollistët rezervë janë gjithashtu të papërdorshme.

Në disa pjesë të tribunave mungojnë edhe karriget, gjë që do të shkaktojë dëme të mëdha financiare për klubin e famshëm gjerman.

Hamburgu siguroi një vend në Bundesliga me një raund të mbetur dhe luajti për herë të fundit në nivelin më të lartë të futbollit gjerman në vitin 2018.

Deri atëherë, ata nuk kishin rënë kurrë nga Bundesliga, në të cilën kishin luajtur si një nga themeluesit që nga viti 1963. /Telegrafi/

telegrafi sport app