LAJMI I FUNDIT:

Sqarohet Komuna e Gjilanit: Dilni sa të doni, por respektoni masat në fuqi

Sqarohet Komuna e Gjilanit: Dilni sa të doni, por respektoni masat në fuqi

Komuna e Gjilanit është sqaruar lidhur me komunikatën e lëshuar më herët, ku thuhej se Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Gjilan, u bënë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga daljet e panevojshme për të lejuar hapësirë për mërgimtarët.

Komuna e Gjilanit në reagimin bërë thotë se ajo ka qenë vetëm citim në mbledhje, në mënyrë që qytetarët të kenë kujdes për vetën dhe për mërgimtarët, duke shtuar se qytetarët mund të dalin sa herë të duan, transmeton Telegrafi.

“A keni dalë sot a jo? Sa për sqarim, informata e sotme ka qenë citim nga mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në frymën e asaj që të kemi më shumë kujdes për veten dhe sidomos për mërgimtarët, duke ditur kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për ne dhe meqë, përveç tjerash, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar. Përndryshe, dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi”, sqaron Komuna e Gjilanit.


Thirrje e pazakontë e Komunës së Gjilanit për qytetarët: Përmbahuni nga daljet e panevojshme, lejoni hapësirë mërgimtarëve!
Lexo po ashtu Thirrje e pazakontë e Komunës së Gjilanit për qytetarët: Përmbahuni nga daljet e panevojshme, lejoni hapësirë mërgimtarëve!

Ndryshe, në komunikatën e bërë më herët thuhej se “Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët rezident që të përmbahen nga daljet pa nevojë në qytet, gjatë kohës derisa janë këtu mërgimtarët, për t`iu lënë më shumë hapësirë e mundësi atyre që t`i shijojnë pushimet në vendlindja”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori