E lindur në Dibër në vitin 1988, Luiza Gega kujtimet e para të fëmijërisë i ka në Durrës, ku familja e saj u transferua në fillimin e viteve ’90.
Atje ajo tregoi shenjat e para të një të ardhmjeje aktive, edhe pse vitet e para ishin shqetësuese për prindërit, nga ato problemet që çdo fëmijë çapkën mund të sjellë.
“Që e vogel kam qenë mistrece, zihesha edhe me djemtë e lagjes herë pas here, nxitoja të mbaroja shkollën për të lënë çantën e të luaja. Ndërkohë, në shkollë organizoheshin krosi veror apo pranveror ku unë dilja gjithmonë e para”, kujton ajo.
E ndërkohë që çdo fëmijë i shkollës fillore shfaq talentin drejt sporteve kolektive, prirja e Luizës për një sport individual si altetika, i harruar dhe me një pjesmarrje dhe rezultate që lë për të dëshiruar për shumë arsye, nuk ishte vështirë të binte në sy.
“Një mik i familjes erdhi tek prindërit dhe i tha nëse mund të më merrte për të më stërvitur. Unë isha gati sigurisht, vetëm të ishte dicka që lidhej me sportin. Kështu kalova tek mjeshtria sportive në Durrës. Prindërit ishin dakord pasi janë të mendimit njësoj me mua që jo të gjithë do të bëhen doktor dhe inxhinier. Dhe më mirë të bëj dicka që e ka qejf se dicka tjetër që do e bëja me sforcim. Ndërkohë me mësime ca të them, duke qenë se isha më e mira e shkollës me sportin më përkedhelnin në shkollë, të thash kam qenë natyre mistrece”, thotë ajo.
“Ndryshimi im filloi kur shkova ne Universitet ne Tirane. Gjithcka ishte ndryshe edhe trajneri që kam aktualisht, Taulant Stermasi, pranoi që të më stërviste sepse në ekipin e tij nuk kishte sportiste të distancave të gjata. Gjithesesi e shihja si enderr që të më stërviste profesor Taulanti pasi ai stërviste atletët më të mirë në Shqipëri”, shton ajo më tej.
Por jetesa e Luiza Gegës nuk ishte aspak e thjeshtë në kryeqytet. Ajo jetonte me disa shoqe në një shtëpi me qira, ndërkohë që edhe situata financiare nuk ishte shumë e mirë. Prindërve të Luizës i duhej të rrisnin 5 fëmijë dhe jo rrallëherë ajo ka menduar dorëzimin përballe situatave të vështira.
“E kisha shumë të vështirë edhe për faktin që isha shumë e lidhur me familjen, Në disa raste nuk i tregoja as profesor Taulantit por mbaroja stërvitjen u laja u ndërroja, e kisha shtëpoinë tek Zogu i Zi dhe merrja furgonin për në Durrës që të gjeja motrat zgjuar dhe të nesërmen u ktheja për në Tiranë prap për shkollë. Jeta studentore ishte shume e veshtire dhe per kete arsye shpesh herë kam pas dilema në lidhje me sportin. Parat që unë merrja nga klubi ishin thjesht asgjë, nuk më dilnin as për rrugën Tiranë-Durrës”, thotë Luiza.
Kalimi i muajve dhe i viteve e bëri Luiza Gegën një sportiste që pretendonte shumë në garat e gjysmë-thellësisë. Në vitin 2013, ajo theu rekordin kombëtar të garës së 1500 m në Malin e Zi, që mbahej nga Pavlina Evro, një rekord që thyhej pas më shumë se 30 vitesh. Por ky ishte vetëm sinjali i parë që Luiza do të shkonte shumë larg. Prej mëse 8 vitesh Luiza rekordmene e garave të gjysmë-thellësisë vit pas viti përmirëson rekordet personale që njëkohësisht janë edhe kombëtare.
“Atë i them ndonjëherë trajnerit, nuk e di sesi do ndihem në ndonjë moment kur të mos arrij të thyej më rekordin tim”, shprehet atletja.
Dhe të mendosh që gjithçka ka arritur Luiza e ka në sajë potencialit fizik që Zoti i ka dhënë, përkushtimit dhe mbështetjes financiare, kryesisht nga trajneri personal Taulant Sërmasi, por këto janë të papërfillshme për arenën elitare që Gega merr pjesë.
“Ndihesh keq kur merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare dhe sheh konkurrentët e tua që janë me tenda personale në stadium me një grup të madh mbështetësish, trajner fizioterapist, mjek, ndërkohë që unë kam vetëm trajenrin që i bën të gjitha”, thotë me keqardhje Luiza.
Fillimi i karrierës së suksesshme ndërkombëtare të Luizës ra në sy edhe të shteteve të mëdha. Për të, Turqia në vitin 2013 ofroi rreth 200.000 mijë euro dhe një pagë prej rreth 6 mijë eurosh në muaj.
“Kam pasur oferta nga Turqia, por unë nuk doja të largohesha. Trajneri m’i komunikoi ofertat. SIgurisht shumat nuk janë si në futhboll, por padyshim që bëhej fjalë për një shumë që të paktën kur të lija sportin të kisha ndonjë lek mënjanë jo kështu me zero si tani”, kujton ajo.
Në këtë vit olimpik, Luiza Gega do të jetë dhe flamurtarja e delegacionit shqiptar në Brazil 2016, olimpiada e saj e parë në karrierë.
“Kjo është olimpiada ime e parë dhe e kam pritur me shumë emocion pjesmarrjen, në fund të fundit quhesh sportist olimpik. Më pas mbajtja e flamurti është një tjetër emocion për faktin se më kanë përzgjedhur si më e mira e ekipit. Kam shumë dëshirë ta përjetoj si emocion. Unë do të marrë pjesë në garën e 1500 m me pengesa sepse aty besoj i kam shancet për të shkuar në finale. Synimi im do të jetë pikërisht ky, finalja”, thotë Luiza Gega.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga Coric te Ajdini, Dabiqaj e Basa – formacioni i xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

U transferuan të gjithë për para, por klubi saudit vonon pagat e lojtarëve për tre muaj

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës