LAJMI I FUNDIT:

Spiunohet një Lamborghini Huracan i ri për pista, duket më ekstremi deri më tani

Spiunohet një Lamborghini Huracan i ri për pista, duket më ekstremi deri më tani

Version shumë ekstrem i Huracan, që është i fokusuar vetëm për pista

Për më se një vit, është folur se Lamborghini po punon në një Huravan të ri, që do ta zëvendësojë modelin Performante, por nuk ka pasur ndonjë lajm zyrtar, transmeton Telegrafi.

Gjatë vitit të kaluar, është parë Lamborghini duke e testuar një Huracan Evo të fokusuar për pista, ndërsa tani është spiunuar super-makinë.

Megjithëse ka shtresa të mëdha kamuflazhi, duket se është më ekstremja deri më tani, që do të jetë shumë e fuqishme dhe e shpejtë.

Në postimin e imazheve në Instagram, mësohet se kjo makinë do të quhet Lamborghini Huracan Super Trofeo Omologato apo STO.

Shtresat e kamuflazhit ia kanë mbuluar linjat, por mund të shihet me lehtësi krahu që ka në pjesën e pasme, si dhe hapësirat gjigante në pjesën e përparme për hyrjen e ajrit.

Brenda kapakut, pritet ta ketë një motor edhe më të fuqishëm se Lamborghini Evo më 640 kuaj fuqi, për përformancë shumë më të mirë. /Telegrafi/