LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° cloudy

Spitali i Prizrenit thekson rëndësinë e mbështetjes për personat me autizëm

Spitali i Prizrenit thekson rëndësinë e mbështetjes për personat me autizëm

Spitali i përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Autizmit, ka vlerësuar se ky është një moment i veçantë për të rritur ndërgjegjësimin, për të mbështetur përfshirjen dhe për të festuar diversitetin neurologjik.

Kjo ditë, sipas Spitalit të Prizrenit, është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e pranimit, mirëkuptimit dhe krijimit të një bote ku çdo individ, pavarësisht sfidave apo mënyrës së tij unike të të menduarit, të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë.

“Autizmi nuk është një pengesë – është një perspektivë e ndryshme mbi botën, një mënyrë unike e të ndjerit, të mësuarit dhe të ndërvepruarit. Secili individ me autizëm ka dhunti, talente dhe një mënyrë të veçantë për të shprehur emocionet dhe mendimet e tij. Ajo që na takon neve si shoqëri është të krijojmë hapësira që respektojnë dhe mbështesin këto dallime, duke ndërtuar një realitet më të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në porosinë e publikuar nga Spitali i Prizrenit, raporton Telegrafi.


Ky institucion shëndetësor ka apeluar që kjo ditë të shërbej për angazhimin për të “ndihmuar në ndërgjegjësimin mbi autizmin, duke sfiduar mitet dhe duke ndarë informacion të saktë; mbështetur arsimimin dhe mundësitë e barabarta për fëmijët dhe të rriturit me autizëm; krijuar një shoqëri më të hapur, ku të gjithë të ndihen të pranuar dhe të respektohen për atë që janë”.

“Simboli i kësaj dite, ngjyra blu, na kujton qetësinë, mirëkuptimin dhe përkushtimin tonë për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë. Le ta përdorim këtë ditë jo vetëm për të reflektuar, por për të vepruar! Të punojmë së bashku për një të ardhme ku çdo individ, pavarësisht nga mënyra e tij e të perceptuarit të botës, të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të jetojë me dinjitet”, ka bërë të ditur Spitali i Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Lajme
Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Politikë
Jason Derulo njofton divorcin me Jena Frumes katër muaj pasi mirëpritën fëmijën e parë

Jason Derulo njofton divorcin me Jena Frumes katër muaj pasi mirëpritën fëmijën e parë

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Premier League

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Botë
Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Botë
Kalo në kategori