Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”, Dakaj: Qëllimi kryesor është që qytetari i Kosovës ta marr një shërbim të mirë në vendin e tij
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2”, njëherësh specialist i Neurologjisë, doktor Nazim Dakaj në një Podcast për Telegrafin ka folur për shërbimet e përgjithshme që ofron ky spital brenda 24 orëve si dhe për aparaturat më të avancuara e moderne dhe stafin profesional.
Dakaj tha se Kosova nuk ka pas nevojë për një spital të ri, pasi ka spitale mjaft, por siç tha ai “ideja ka qenë që të bëjmë diçka ndryshe, për të ofruar gjëra të cilat i mungojnë qytetarit tonë”.
“Jemi dëshmitarë të asaj që qytetarët tonë detyrohen shumë shpesh që të dalin jashtë Kosovës dhe të kërkojnë ndihmë. Ndonjëherë marrin ndihmë, ndonjëherë edhe nuk marrin. Por, gjithmonë me shumë telashe dhe me një kosto shumë të lartë, me sfida kogja të mëdha.
Brenda këtyre muajve sa kemi filluar të punojmë si spital kemi pas kontakte me shumë ekspertë vendor që i kemi, dhe me shumë doktor shqiptarë që punojnë kryesisht në Gjermani. Kam pas rast me i njoft me dhjetëra prej tyre…angazhimi i tyre në spitalin tonë do ta bëj të panevojshëm udhëtimin e qytetarëve tonë drejt vendeve tjera për të kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Dakaj.
Ai tha se qëllimi kryesor i tyre është që qytetari i Kosovës ta marrë një shërbim ashtu siç duhet.
Dakaj po ashtu tregoi se me doktorët që ka kontaktuar dhe biseduar e të cilët kryesisht veprojnë në spitalet e Gjermanisë tha se ata duan të kthehen dhe të japin kontributin e tyre në vendin e tyre.
E, siç u shpreh ai qëllimi i tyre nuk është paraja, por “të kthehen dhe të kontribuojnë për këtë vend”.
Dakaj gjithashtu potencoi se si Rezonanca qysh në vitet e 90-ta ka sjellë inovacione në fushën e mjekësisë, duke ju paraprirë shumë proceseve shëndetësore në Kosovë.
“CT-ja e parë në Kosovë është sjellë prej Rezonancës, po ashtu edhe rezonanca magnetike e parë…dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Rezonanca ka shumë veprimtari të tjera që mund të gjenerojë të ardhura dhe nuk ka qenë e nevojshme të blihet edhe një spital për gjenerim të të ardhurave, kur dihet që me spitale për të fituar duhet shumë e shumë kohë. Por, qëllimi kryesor i yni është që qytetarit t’i ofrohet një shërbim të cilin nuk kanë pas fat marrin deri më sot në Kosovë”, tha drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2”.
Ai po ashtu tregoi edhe cilat janë disa nga veprimtaritë e këtij spitali.
“Brenda spitalit ka shumë shërbime, e kemi kirurgjinë e përgjithshme e cila në vetë e ka kirurgjinë torakale, abdominale, vaskulare, plastike, të fëmijëve, etj. Kemi kirurgjinë shtesë atë maksillofaciale e cila vepron në spitalin tonë me ekspertë mjaft të mirë. Shërbim tjetër kemi otorinolaringologjinë, si shërbime shtesë kemi edhe ortopedinë”, theksoi Dakaj.
Ai në këtë Podcast ka folur edhe për njësitë tjera që i ka Rezonanca në Kosovë.
Për më shumë ndiqeni Podcastin me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2”, doktor Nazmi Dakaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht