Spitali i Kumanovës me mungëse të kuadrove, rikthehet në punë mjekja e akuzuar për ryshfet

Spitali i Kumanovës mbetet me kuadër të përgjysmuar mjekësor. Edhe ata mantel bardhë që janë, jo gjithherë i kanë pajisjet e duhura për të kryer ekzaminimet shëndetësore.
Ndonëse spitali duhet tu vijë në ndihmë mbi 200 mijë banorëve të zonës, nga kapacitetin e dërmuara spitalore, pacientët disa herë detyrohen tu mësyjnë Klinikave të Qendrës Universitare në Shkup, madje për një mjekim të vogël.
Që nga fillimi pandemisë kur reparti i ORL-së u bë kovid qendër, akoma vazhdon të jetë jashtë funksionit kapaciteti tyre spitalor shkaku mungesës së pajisjeve dhe operon vetëm me shërbimet ambulantore.
“Kemi pasur në të kaluarën eksod të kuadrit jashtë, të cilin nuk mund ta kompensojmë menjëherë. Ne nuk mund të sigurojmë çdo shërbim të kryhet në çdo spital sepse do të ishte ngarkesë e madhe për to. Për ORL-në kuadër ka, por një pjesë e pajisjes është e amortizuar dhe kohë pas kohe kemi defekte. Ne jemi në fazën e furnizimit të tyre, por kjo procedurë merr pak kohë”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.
Pacientët kumanovarë ankohen se duhet të presin gjatë për një termin. Disa thonë se janë të detyruar të drejtohen klinikave private. Kurse ata që nuk kanë mundësi, bashkë vuajnë me sëmundjet e tyre deri sa të vijnë në radhë për një ekzaminim në klinikat shtetërore.
Në këtë mes raste jo të rralla ka pasur edhe me ryshfetin për tu mjekuar me urgjencë. Rasti i fundit ishte me mjeken specialiste të syve në repartin e Oftalmologjisë në Kumanovë. Pavarësisht se ndaj saj tashmë ka një procedurë gjyqësore, e njëjta është kthyer në punë.
“Po është kthyer në punë por vetëm për kontrolle ambulantore, por jo edhe për veprimtarinë që akuzohet se ka kryer vepër penale. Përderisa vazhdon procedura penale dhe deri në sjelljen e vendimit të plotë fuqishëm nuk kemi të drejtë ta ndalojmë. Ne i kemi shqiptuar masë disiplinore për largim të përkohshëm nga puna, por në konsultim me avokatin e spitalit ne nuk kemi të drejtë të kryejmë ndalesë për të gjitha aktivitetet mjekësore”, u shpreh Snezhana Zaharieva, Drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.
Autoritetet shëndetësore u zotuan se Spitali i Kumanovës do të pajiset edhe me mamografi të re, duke shtuar se së shpejti planifikohet furnizim i madh për rezonanca magnetike dhe tomografi kompjuterike të cila do të realizohet nëpërmjet një kredie nga Banka Botërore. (Alsat)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker