LAJMI I FUNDIT:

Spitali klinik Zhan Mitrev me fakte për numrin dhe trajtimin e pacientët me hemofiltrim

Spitali klinik Zhan Mitrev me fakte për numrin dhe trajtimin e pacientët me hemofiltrim

Spitali klinik Zhan Mitrev edhe një herë ka prezantuar bilancin e pacientëve të trajtuar me hemofiltrim nga qershori i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2022.

“Faktet që kemi publikuar rreth hemofiltrimit vazhdojnë me publikimin e numrave të pacientëve me Covid-19 të cilët janë trajtuar me këtë metodë në Spitalin klinik Zhan Mitrev. Të gjitha këto të dhëna (numra dhe përqindje) janë përpunuar me ekspertizë nga ekipi i Spitalit klinik Zhan Mitrev dhe i janë dorëzuar Institutit të Shëndetit Publik dhe të gjitha organeve kompetente.


Duke filluar nga muaji qershor i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2022, në Spitalin klinik Zhan Mitrev janë trajtuar gjithsej 1738 pacientë nga COVID-19, prej tyre 625 pacientë ose 35.9% janë trajtuar me CRRT-hemofiltrim me filtër Oxyris. Metoda është përdorur vetëm tek ata pacientë, pamja klinike e të cilëve përshtatej me zonën e indikacioneve të dhëna në rekomandimet e vetë prodhuesit Baxter dhe e miratuar nga FDA (Food and Drug Administration në SHBA) për përdorimin e filtrit Oxyris për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Nga këta pacientë, 599 ose 95,8% ishin në gjendje të rëndë dhe kritike, 140 (22,4%) në gjendje kritike dhe 459 (77,6%) në gjendje të rëndë sipas parametrave për përcaktimin e rëndesës së pamjes klinike të përshkruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nga totali i pacientëve të trajtuar me Covid-19, 400 pacientë ose 64% kishin një saturim nën 80%, 139 pacientë (22.2%) kishin një saturim nën 70% gjatë pranimit në spital dhe saturimi më i ulët i matur gjatë pranimit ishte 37.

Gjetje radiologjike në stadin e 3-të që është në fakt një formë e rëndë e ARDS kanë pasur 315 (50.4%) nga pacientët e pranuar, ndërsa 264 (42.2%) ishin në stadin e 2-të (me ARDS tashmë të zhvilluar), 40 pacientë ose (6.4%) kanë pasur gjetje radiologjike me pneumoni – stadi 1.

Madje 544 pacientë ose 87,04% kishin vlera të larta të CRP mbi 50, dhe 408 prej tyre kishin CRP mbi 100, 408 pacientë (65,3%) kishin nivele të larta të D-dimereve, nga të cilët 87 (13,9%) ishin jashtëzakonisht të larta mbi 10,000 dhe 441 (70.6%) kishin vlera të larta të ferritinës.

Pas hemofiltrimit (CRRT) tek 353 pacientë (56,5%) u zvogëlua vlera e IL6 (interleukinës 6), dhe tek 142 (22,7%) vlerat e IL6 u normalizuan, gjë që tregon përmirësim të gjendjes së pacientëve.

Para se ti nënshtrohen hemofiltrimit (CRRT) tek pacientët, është konstatuar përkeqësim i pamjes/pasqyrës klinike, gjë që shihet nga fakti se gjatë përfshirjes së CRRT 428 (74.9%) e pacientëve kanë pasur gjetje radiologjike në stadin e 3-të, d.m.th. formë e rëndë e ARDS, 264 (42.2%) e pacientëve me gjetje radiologjike në stadin e 2-të – ARDS të zhvilluar dhe vetëm 7 ishin në stadin e 1-rë të pneumonisë së zhvilluar. Për më tepër, këta të fundit kishin shënues të lartë inflamatorë (CRP dhe IL6), 483 (77.3%) kishin IL6 të lartë dhe 191 (14.6%) kishin stuhi citokine në pranim dhe tek 123 (19.7%) e pacientëve kjo është zhvilluar gjatë qëndrimit në spital.

Nga pacientët e trajtuar, 502 (80.3%) kishin nevojë për trajtim me ventilim joinvaziv dhe 338 (54.08%) janë intubuar dhe janë vendosur në ventilim mekanik.

Nga pacientët që janë trajtuar për Covid-19 në Klinikën Zhan Mitrev, 294 prej tyre ose 47% kanë qenë të shtruar më parë në institucione të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftimin e klinikës Zhan Mitrev.

Në njoftim thuhet se në Spitalin klinik Zhan Mitrev nuk është kryer asnjë eksperiment me hemofiltrim. Përkundrazi, bëhet fjalë për një metodë dhe pajisje mjekësore të vjetër, aplikimi i së cilës për trajtimin e pacientëve me Covid-19 është praktikuar në SHBA, Kanada, Gjermani, Zvicër, Spanjë, Itali, Kroaci dhe vende të tjera dhe është përdorur për herë të parë nga mjekët në Kinë gjatë valës së parë të pandemisë në Vuhan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori