LAJMI I FUNDIT:

Spitalet e Londrës afër kolapsit

Spitalet e Londrës afër kolapsit

Spektri i kolapsit për shtrimet në spital për shkak të Covid-19 rishfaqet në shumë spitale të Londrës, deklarojnë mediet britanike duke marrë sot të dhënat e një modeli të ilustruar dje nga menaxherët e shëndetit të kryeqytetit britanik.

Realiteti spitalor i metropolit rrezikon të përballet me një deficit midis pothuajse 2 000 dhe mbi 5 400 shtretërve brenda më pak se dy javësh, që nga 19 janari, në varësi të faktit nëse merret parasysh skenari më pak alarmant ose ekstrem.

”Të dhënat kanë të bëjnë me të gjitha departamentet”, thotë Vin Diwakar, një nga drejtuesit e shërbimit shëndetësor (NHS) në qytet, raporton ATSh.


Ndërsa në kujdesin intensiv, 417 vende mund të mungojnë në krahasim me nevojat nëse rritja ditore e shtrimeve në spital do të rritet me 4%, me 665 nëse rritet me 5% (” skenari mesatar”) dhe 945 nëse do të arrijë kulmin me 6% (“skenari më i keq”).

Një mungesë që do të detyronte kërkimin e hapësirave për pacientët në spitalet e qyteteve të tjera angleze më pak të prekur nga infeksionet dhe që, sipas Diwakar, nuk do të kompensohej plotësisht edhe nga rihapja e spitalit gjigant ”Nightingale Hospital”, i ngritur gjatë valës pandemike të pranverës, në një nga sheshet më të mëdha të Londrës.

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Kalo në kategori