LAJMI I FUNDIT:

Spiropali: Korridori 8 ëndërr e shqiptarëve, mezi pres që rrugën Tiranë – Shkup ta bëjë përmes këtij aksi

Spiropali: Korridori 8 ëndërr e shqiptarëve, mezi pres që rrugën Tiranë – Shkup ta bëjë përmes këtij aksi

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se bashkëpunimi që ekziston mes dy vendeve duhet të fuqizohet dhe përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen.

Ai tha se dy vendet në rrafshin ndërkombëtar kanë qëllime dhe interesa të njëjta, si është anëtarësimi në Bashkimin Europian, bashkëpunimi edhe më i madh në fushën e mbrojtjes në kuadër të aleancës së NATO-si dhe zhvillimi i bashkëpunimit rajonal.

“Në takimin tonë ne shprehëm pritshmërinë dhe shpresën se dy vendet tona do të vazhdojnë së bashku në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Ne besojmë se kjo është shumë e rëndësishme si për dy vendet tona, ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit, sepse ne jemi njësoj të angazhuar për zhvillim të gjithanshëm të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu theksuam se zgjerimi është një nga politikat më të mira të Unionit – një domosdoshmëri gjeostrategjike, por dhe investim afatgjatë për të gjithë Europën në aspektin politik, të sigurisë dhe ekonomik”, tha Gashi.


Gashi tha se ata i kanë vënë vetes një synim të përbashkët, që është prioritete me interes të ndërsjellë, shfrytëzimi më efikas i fondeve të BE-së, pjesëmarrja e përbashkët në projekte të reja në kuadër të IPA-s, por mbi të gjitha është e nevojshme të punohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes promovimit të potencialeve ekonomike dhe realizimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishme për progresin dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe të gjithë rajonit të Ballkanit.

“Ndërtimi i rrugëve, lidhjeve energjetike dhe hekurudhore ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të Korridorit VIII duhet të vazhdojë gjithashtu me synimin për një shkëmbim më të madh të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve për të cilat ka një potencial të madh”, deklaroi Gashi.

Nga ana tjetër, Spiropali tha se Shqipëria ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Ajo tha se korridori VIII është ëndërr e shqiptarëve, duke shtuar se mezi pret që rrugën Tiranë-Shkup ta bëjë nga ky aks rrugor.

“Në Shqipëri i është kushtuar një vëmendje e posaçme zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut. Procesi zgjedhor ishte i standardeve europiane, për të cilat ju përgëzojmë. Rotacioni politik nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Jemi të gatshëm të vijojmë kontaktet dhe dialogun politik. Ne flasim shqip, kemi një gjak e një gjuhë, por e dimë që rajoni ynë ndodh që të trazohet dhe marrëdhëniet janë të ndërlikuara”.

“Sot me sy nga e ardhmja dhe me busull nga Brukseli, historia e së ardhmes do të ndikojë në politikat e ditës. Kush na dëgjon, meqë po flasim për BE, tundin kokën e psherëtijnë me lodhje me shumë mosbesim. Korridori i VIII ëndërr e shqiptarëve dhe jo vetëm. Me zi pres që rrugën Tiranë-Shkup ta bëj nëpërmjet këtij korridori”, tha Spiropali.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori