Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka thënë se në një rast trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka parashtruar pyetje sugjestive për ta mbajtur dëshmitarin të fokusuar.
Sipas asaj që tha Griep, kjo është pasqyruar në vendimin për refuzimin e kërkesës së katër ekipeve mbrojtëse në këtë çështje për marrjen e masave për paanshmëri dhe mos t’i shkaktohet dëm mbrojtjes.
“Trupi gjykues përdori pyetje sugjestive që ta mbante dëshmitarin të fokusuar në pyetjen që po bëhej”, tha Griep.
Fillimisht, Griep tregoi se gjatë seancës përgatitore mbrojtja nuk ka kundërshtuar asnjë vendim të trupit gjykues dhe as nuk ka ngritur shqetësime lidhur me pyetjet e bëra nga trupi gjykues.
“Trupi gjykues vuri në dukje se prej tij nuk mund të pritet të shqyrtojë pretendime abstrakte, që nuk janë as të faktuara, as të hollësishme, dhe theksoi se mbrojtja nuk kundërshtoi asnjë vendim të trupit gjykues, as nuk ngriti shqetësime për anshmërinë, lidhur me pyetjet e bëra nga trupi gjykues. Trupi gjykues vuri në dukje më tej se Rregullorja nuk përcakton se sa kohë zgjasin pyetjet e trupit gjykues dhe theksoi se në shumë sisteme juridike pyetjet më të shumta bëhen nga gjykatësit”, tha ajo.
Zëdhënësja tha se trupi gjykues theksoi se mbrojtja nuk ka evidentuar asnjë pyetje që trupi gjykues ua bëri dëshmitarëve të përmendur në mocionin e mbrojtjes, që nuk ishte relevante apo nuk lidhej me kërkimin e të vërtetës.
Griep u shpreh se trupi gjykues ka theksuar se pyetjet e tyre mund të çojnë në prova inkriminuese ose shfajësuese apo që lidhen me besueshmërinë e një dëshmitari.
Ndërsa, për pretendimet për pyetje sugjestive, Griep tha se në vendimin e vet, trupi gjykues ka treguar se mbrojtja e ka dhënë vetëm një shembull për këtë.
Sipas Griep, trupi gjykues ka thënë se ata kanë përdorur pyetje sugjestive që ta mbanin dëshmitarin të fokusuar në pyetjet që po i bëheshin.
“Trupi gjykues e kujtoi disa herë që t’iu përgjigjej pyetjeve dhe, në këtë rast, trupi gjykues përdori pyetje sugjestive që ta mbante dëshmitarin të fokusuar në pyetjen që po bëhej. Trupi gjykues rikujtoi se është detyrë e tij të vlerësojë besueshmërinë e dëshmitarëve dhe mbështetshmërinë në dëshmitë e tyre. Kufizimi paraprakisht i pyetjeve nga trupi gjykues do të ishte ndërhyrje e rëndë në rolin e rupit gjykues si zbulues neutral i fakteve”, tha Griep, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, Griep tregoi se më 24 shkurt është autorizuar Prokuroria që të vazhdonte që provat e kërkuara nga një ekip mbrojtës t’i nxirrte edhe për ekipet tjera ashtu siç ndodhë zakonisht. Ndërsa, dy ditë pas, sipas saj, trupi gjykues ka miratuar pjesërisht pranimin e disa provave materiale lidhur me organizimin e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, duke u bazuar në autenticitetin dhe relevancën e tyre, si dhe duke marrë parasysh se pranimi i këtyre dokumenteve nuk i shkakton dëm mbrojtjes sipas konstatimit të trupit gjykues.
Ndërsa, me arsyetimin se disa prova materiale s’ishin autentike, Griep tregoi se trupi gjykues ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë të ZPS-së. Ajo tregoi se më 21 shkurt, është miratuar pjesërisht një mocion i ngjashëm i ZPS-së për prova që kanë të bëjnë me Zonën Operative të Llapit si dhe ishte urdhëruar ZPS-ja që të ndryshonte listën e provave jo më vonë se 28 shkurti 2025.
Griep përmendi faktin që më 19 shkurt 2025 është modifikuar dënimi ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, duke i liruara ata me disa kushte.
Ndërsa në çështjen ndaj Thaçit kundër administrimit të drejtësisë, Griep tregoi se më 25 shkurt 2025, Apeli ka miratuar kërkesën e Bashkim Smakajt dhe Fadil Faliut për zgjatje të afatit për t’iu përgjigjur apelimit të ZPS-së kundër vendimit për konfirmim të aktakuzës. Afati i fundit është vendosur më 3 mars 2025.
Ndryshe, sipas Griep, Apeli ka vënë në dukje se aspektet që apelohen mund të ndikojnë rrjedhimisht në rezultatet e procesit dhe është në interes të drejtësisë së mbrojtësve të Samakajt dhe Fazliut t’iu jepet kohë që të njihen me çështjen gjyqësore para se t’i përgjigjen apelimit të ZPS-së.
Ndërsa, gjyqtarja e procedurës paraprake në këtë rast, ka zgjatur afatin për dorëzimin e mocioneve paraprake me arsyetimin se Apeli ende s’ka marrë vendim lidhur me vendimin për konfirmimin e aktakuzës të apeluar nga Prokuroria.
Dorëzimi i mocioneve paraprake do të bëhet 21 ditë pasi Apeli do të vendos mbi ankesën e ZPS-së dhe në qoftë se konfirmohet aktakuza në tërësi sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake.
Ndërsa ,në rast që Apeli vendos ndryshe, Griep tregoi se gjyqtarja do të lëshojë urdhër për datat dhe afatet përkatëse.
Ndër tjerash, Griep foli edhe për vendimin e Supremes për konfirmimin e vendimit të Apeli që Salih Mustafa të dënohet me 15 vjet burgim.
Kurse, sa i takon urdhrit për zhdëmtim të caktuar ndaj tij, Griep tregoi se gjyqtari që mbikëqyrë këtë proces ka urdhëruar mbrojtësin e viktimave dhe administratoren që të dorëzojë versionet e redaktuara publike të disa parashtrimeve që lidhen me këtë proces.
Si rrjedhojë, ai ka urdhëruar këto dy palë që të bëjnë parashtrime me shkrim nëse mendojnë se disa prej tyre nuk duhet të bëhen publike si dhe kur mund të jetë e mundshme që ato të publikohen.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?