Më 31 maj 2024, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi Aktgjykimin në lidhje me kërkesën referuese të paraqitur nga Nasim Haradinaj, i cili pretendonte shkelje të të drejtave dhe lirive të tij.
Në aktgjykim, Dhoma Kushtetuese e shpalli një pjesë të ankesës së tij të papranueshme dhe hodhi poshtë pjesën tjetër, duke konstatuar se nuk kishte asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ose të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.
“Z. Haradinaj ishte ankuar se ishte shpallur fajtor mbi bazën e interpretimeve të gjera në mënyrë të papërligjur të tri dispozitave të Kodit Penal të Kosovës dhe se veprimet e tij nuk përbënin vepra penale në kohën e kryerjes së tyre. Në lidhje me këtë, Dhoma Kushtetuese konstatoi se z. Haradinaj nuk kishte shfrytëzuar si duhet të gjitha mjetet juridike të efektshme sipas ligjit për dy prej pretendimeve të tij dhe e shpalli ankesën pjesërisht të papranueshme”, njofton Gjykata Speciale.
“Z. Haradinaj gjithashtu ishte ankuar se kishte qenë objekt i shtytjes nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për kryerjen e veprave penale për të cilat u shpall fajtor dhe se dhomat penale gabuan në zbatimin e standardit juridik, duke ia kaluar atij detyrimin e vërtetimit në lidhje me pretendimin e tij. Në lidhje me këtë, Dhoma Kushtetuese konstatoi se situata e z. Haradinaj thjesht nuk përfshihej në situatë shtytjeje dhe duke mos konstatuar në dukje shkelje të të drejtave të tij, e shpalli ankesën të papranueshme”, vijon tutje njoftimi.
“Z. Haradinaj gjithashtu pretendoi se mospërjashtimi i përgjegjësisë së tij penale prej dhomave penale mbi bazën e faktorëve të interesit publik përbënte shkelje të së drejtës së lirisë së fjalës. Pasi konstatoi se z. Haradinaj nuk kishte shfrytëzuar mjetet juridike sipas ligjit në lidhje me këtë aspekt, Dhoma Kushtetuese e deklaroi edhe këtë ankesë të papranueshme”.
Specialja thotë se së fundi, Dhoma Kushtetuese gjykoi se interpretimi prej dhomave penale i veprës penale të “pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të kërcënimit të rëndë” logjikisht mund konsiderohet se është në përputhje me thelbin e asaj vepre penale dhe logjikisht mund të ishte parashikuar prej z. Haradinaj në kohën e kryerjes së saj. Rrjedhimisht, Dhoma Kushtetuese konstatoi se nuk kishte shkelje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë