Speciale – E ardhmja e Messit dhe Ronaldos ende në ajër, tifozët mbajnë frymën

Bota e futbollit vazhdon të jetë nën ethe për të ardhmen e dy yjeve që kanë dominuar sportin më të popullarizuar në vitet e fundit.
Edhe Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo janë duke kaluar një periudhë të pavendosmërisë, përkundër faktit se kanë karrierë stabile.
Sidoqoftë, më i vendosur për të ardhmen duket Lionel messi, i cili ka një situatë më të mirë kontraktuale në Camp Nou, me rinovimin që duket se do të jetë vetëm formalitet, shkruan Marca.
Së fundmi i argjentinasi i martuar ka 12 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe të gjitha shenjat janë se ai do të rinovojë për pesë vjet me vlerë 32 milionë euro në sezon – kontrata më e madhe në histori të futbollit.
Po ashtu, kjo do të thotë se kontrata po hyn në vit të ri fiskal, një preferencë kjo e klubit katalanas.
Në anën tjetër është situatë krejt tjetër me spekulime që s’janë ndalur për rreth një muaj.
Ronaldo i cili erdhi nga një sezon i shkëlqyer me dy trofe, një sukses i paprecedent për Los Blancos nga viti 1958 – vendosi që të ndërrojë kahjen e të ardhmes, pas akuzave për ikje nga tatimi për 14.7 milionë euro.
I hidhëruar, anësori komunikoi me mediat tendencën e tij për t’u larguar nga Spanja për të mirën e tij, teksa Reali në panik nuk ka mundur të jetë i qetë përkundër qetësisë së Ronaldos në Kupën e Konfederatave.
Ndryshe nga Messi, vendimi i ardhshëm i Ronaldos është shumë më i vështirë për t’u parashikuar dhe Reali po kërkon me ngulm të ulet dhe të bisedojë me lojtarin e të kuptojë saktësisht se çka mund të bëj për ta bindur atë që të qëndrojë – një gjë që mund të ndodhë këtë javë.
Pas këtyre bisedimeve, Ronaldo ose do të vazhdojë të jetë i lumtur teksa rasti për ikjen nga tatimi do të vazhdojë, ose ai do të qëndrojë besnik hidhërimit të tij dhe të insistojë për një largim.
Si do që të ndodhë me të ardhmen e Messit dhe Ronaldos, ngjarjet e fundit kanë dëmtuar reputacionin e tyre falë edhe skenarëve të pa pritur që i kanë parë mediat duke spekuluar për ta në mënyrë konstante. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë