SPB Tetovë: Ndalohet një person, kapet duke vozitur në gjendje të dehur

Një person nga Tetova thotë se u mashtrua nga një shtetas turk, iu morën 18 mijë euro Në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë është gjetur pistoletë
Më datë 29.10.2025 në orën 00:30 në rrugën "Kiro Ristovski Drnc" në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin E.N. (48) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, punonjësit policorë kanë ndalur një veturë të tipit "Mitsubishi" me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.95 promilë alkool në gjak.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – "Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit".
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































