SPB Tetovë: 147 raste të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë për periudhën (22.07./23.07) për mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej për 147 persona janë përgatitur urdhër pagesa kundërvajtëse.
Gjatë kësaj periudhe, për 40 persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Kurse janë kryer kontrolle ndaj 868 personave me vendime të tilla, kështu që nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































