LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë

Spasovski: Rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes se a është reale që instalacionet ruse janë të përfshira drejtpërdrejt në përpjekjet për të penguar rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, theksoi se ekzistimi i ndikimit rus dhe ndikimi i atyre që nuk i dëshirojnë të mirën Republikës së Maqedonisë së Veriut është fakt.

“Sa herë që vihemi në një situatë për të realizuar ndonjë interes strategjik kombëtar, tentohet ta pengojë Maqedoninë në atë rrugë. Ju kujtohen shumë veprime të përhapjes së lajmeve të rreme, dëbimit të diplomatëve nga Maqedonia e Veriut etj, të gjitha falë aktiviteteve dhe punës së komunitetit të inteligjencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kështu që ne do të vazhdojmë në atë drejtim dhe duhet të vazhdojmë që të mos lejojmë që dikush tjetër të vendosë apo të pengojë realizimin e interesave tona strategjike kombëtare që kemi.


Natyrisht, rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë dhe sa më shumë të forcohet ndikimi i Bashkimit Evropian, aq më shumë punohet në ndërtimin e perceptimit se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian për qytetarët, aq më i madh është numri i qytetarëve që mbështesin këtë ide. Kështu që çdo ndikim nga kushdo nga jashtë duhet të parandalohet dhe vendimet t’u lihen qytetarëve dhe institucioneve të shtetit”, sqaroi Spasovski për “TV24”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori