LAJMI I FUNDIT:

Spanjolli u gjet i vdekur në tualetin e hotelit në Karavasta, prokuroria e Lushnjës nis hetimet

Spanjolli u gjet i vdekur në tualetin e hotelit në Karavasta, prokuroria e Lushnjës nis hetimet

Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në vetëvrasjen e 47-vjeçarit spanjoll në një hotel në Karavasta disa ditë më parë.

Prokuroria tha se janë marrë në pyetje personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, njofton RTSH.

“Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen. Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Lushnjës.


Viktima është gjetur në tualet nga shoku i tij po spanjoll, 41-vjeçari O.V. i cili ka deklaruar në polici se “47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush”.

47-vjeçar F.C. nga Spanja u gjet i vdekur në tualetin e një hoteli në Karavasta, i cili kishte dëmtuar veten me thikë.