Politologu Afrim Krasniqi e ka konsideruar si absurde dhe antikushtetuese veprimin e Kryeministrit Edi Rama për të thirrur Rektorin e Universitetit Bujqësor për sqarime në grupin Parlamentar të PS-së.
24 masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme SPAK për stafin dhe pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës duket se kanë vënë në lëvizje Ramën.
Rama ka thirrur rektorin e UBT-së Fatbardh Sallaku për çështjen në fjalë.
“Absurde dhe shkelje kushtetuese/ligjore si nismë, si deklarim, si praktikë dhe si akt politik e parlamentar. Akt minues ndaj drejtësisë dhe rolit kushtetues të Kuvendit dhe parimit të ndarjes dhe balancës së pushteteve. Edhe pse shpesh na thuhet se për këtë në botë bëhen edhe filma, ky është një prej rasteve tipike ku asnjë skenarist dhe regjisor nuk do guxonte ta bënte. Natyrisht edhe asnjë politikan i përgjegjshëm, shtetar apo jurist,” tha Krasniqi.
“Në aspektin ligjor ky është akt kundër dhënies së drejtësisë, pengim i drejtësisë dhe presion politik e në konflikt interesi.
Le të jemi të qartë: Nuk mundet që një parti të marrë rolin e Gjykatës së Apelit dhe as të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese; Nuk mundet që një rektor i një institucioni të pavarur të japë sqarime e llogari jo në universitet, jo në Konferencën e Rektorëve, jo para organeve të drejtësisë, por në mbledhjen e një partie politike.; Nuk ka praktikë të ngjashme në asnjë vend të BE dhe në asnjë vend demokratik në botë kur partia mbledh deputetët për të kryer hetime dhe gjykuar një vendim në proces të organeve të drejtësisë; Zoti Rama dhe PS nuk mund të përcaktojnë prokurorin dhe gjyqtarin, aktet e tyre dhe vendimet e GJKKO, provat dhe masat penale, – duke ofruar një model negativ dhe minues për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe sloganin e tyre për Shqipërinë në BE më 2030; Komisioni “Xhafa” në Kuvend do të jetë nesër në mbledhjen e grupit, dhe nëse hesht/aprovon edhe këtë herë, duke pranuar akte të tilla populiste e propagandisitike të denja për kohën e Koçi Xoxes, i mbetet të dorëhiqet dhe të pranojë atë që tashmë njihet, strategjinë elektorale për të minuar hetimet VIP të drejtësisë dhe kontrollin përmes presionit të organeve të reja antikorrupsion, sidomos SPAK dhe GJKKO,” shkruan Krasniqi në një postim në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania