LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Katër çështjet sekrete që Meloni dhe Blair biseduan me Ramën në Vlorë

Spahiu: Katër çështjet sekrete që Meloni dhe Blair biseduan me Ramën në Vlorë

Jursiti Kreshnik Spahiu tha se kryeministrja italiane në vizitën e saj në Shqipëri nuk ka takuar vetëm kryeministrin Edi Rama por edhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ata kanë diskutuar edhe për disa çështje shumë të rëndësishme.

Ai tha se një nga interesat e mëdha të kryeministres Italiane kanë qenë edhe numri i shtuar i rezidentëve Italianë në jugun e Shqipërisë, të cilët kohët e fundit janë të shumtë në numër.


“Ka pasur disa çështje të rëndësishme. Së pari është biseduar për gazsjellësin e TAP-it që vjen nga Azerbajxhanin dhe kalon në jugun e Shqipërisë përmes Leçes.

Meloni shijon Shqipërinë, shihet krah Ramës në Vlorë
Lexo po ashtu Meloni shijon Shqipërinë, shihet krah Ramës në Vlorë

Së dyti është diskutuar për një nga pikat më të rëndësishme që po diskutohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian pas luftës në Ukrainë, hapja sërish e centraleve bërthamore për të prodhuar energji. Është konsideruar si opsion investimi i një centrali të tillë me kapital italian, por në Shqipëri, nga ku do përfitojnë të dyja vendet por edhe do eksportohet energji.

Së treti një nga pikat e diskutimi është kompanisë Shell i është dhënë në një vlertë shumë të madhe mundësia e shpimit dhe kërkimi për gaz dhe naftë në periferi mes kufirit të Tiranës dhe Rrëshenit. Ky është një nga lajmet më të mira që kemi dëgjuar deri më sot. Interesi i Italisë ka qenë shumë i lartë që kompania Shell do instalohet në këtë investim strategjik dhe shekullor.

Së katërti një nga pikat e tjera të diskutuara është shtrimi i ujësjellësit nga Gjirokastra drejt Leçes, pra drejt jugut të Italisë i cili mendohet të jetë një investim i cili vlerëson shumë prurjet e ujit dhe cilësinë e kualitetit të ujit të Shqipërisë për të përfituar Italia. Nuk dihen detajet se çfarë do të përfitojë Shqipëria nga uji i Gjirokastrës që do i japë Italisë”, tha Kreshnik Spahiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori