LAJMI I FUNDIT:

Southgate ka gjetur një punë të re pas dorëheqjes nga Anglia, por jo si trajner

Southgate ka gjetur një punë të re pas dorëheqjes nga Anglia, por jo si trajner

Gareth Southgate ka lënë postin e përzgjedhësit të Anglisë pasi ‘Tre Luanët’ pësuan humbje në finale të Euro 2024 ndaj Spanjës, por ai tashmë ka gjetur një punë të re.

Southgate mori drejtimin e Anglisë në vitin 2016, duke zëvendësuar atë kohë Sam Allardyce pasi u përfshi në një skandal të pronësisë.

Gjatë kësaj periudhe, Southgate udhëhoqi Anglinë në dy finale të njëpasnjëshme të Kampionatit Evropian si dhe në gjysmëfinale të Botërorit, duke u bërë kështu përzgjedhësi më i mirë i Anglisë në shekullin e 21-të.


Anglia ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e tij, sidoqoftë, Southgate nuk ka qëndruar duarkryq dhe tashmë ka gjetur punën e tij të radhës, sipas Daily Mail.

Ish-mbrojtësi i Aston Villës pritet që t’i bashkohet programit ‘Match of the Day’ si ekspert në kuadër të BBC-së, ndonëse ky medium do të ballafaqohet me konkurrencë për Southgate nga mediumi tjetër ITV.

BBC dëshiron që ta ketë Gary Lineker dhe Southgate së bashku për shfaqjen e tyre, pasi ky i pari kritikoi ashpër në disa raste anglezin për vendimet e tij gjatë Euro 2024.

Lineker kishte pretenduar se Southgate është ‘i paaftë taktikisht’ pas barazimit ndaj Danimarkës në fazën e grupeve.

BBC raportohet se dëshiron ta bëjë për vete këtë figurë të njohur për të festuar përvjetorin e 60-të të programit ‘Match of the Day’, pasi po synojnë ta zëvendësojnë Ian Wright për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

La Liga
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kalo në kategori