Për herë të pestë banorët e fshatit Tërnovc i Madh të Bujanocit sot do t’i drejtohen kutive të votimit. Votat e tyre do të jenë përcaktuese nëse Shaip Kamberi do të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb apo nëse mandati do t’i takojë Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiq.
Të drejtë vote në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në këtë fshat kanë 1,089 votues. Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë, ndërsa SPS të mos marrë asnjë pasi kjo do të rriste pragun zgjedhor.
Kandidati për një tjetër mandat, Shaip Kamberi, thotë se është i lodhur nga përsëritja e vazhdueshme, por shprehet se alternativë është vetëm dorëzimi ndaj së keqes.
“Jemi në luftë, jo thjesht për të zgjedhur një deputet, por për drejtësi, barazi e liri. Nuk po kërkojmë asgjë më tepër veç trajtimit të barabartë si qytetarë, trajtim të dinjitetshëm dhe të drejta jetike. Jam plotësisht i vetëdijshëm se kjo betejë për përfaqësim ka shkaktuar lodhje e frustrime të shumta të secili prej nesh, u bë e mërzitshme dhe e bezdisshme edhe për mua, por, alternativa e kësaj është dorëzimi. Dorëzimi ndaj atyre që nuk na duan të mirën. Kjo nuk është luftë për ta rehatuar një person, ashtu siç po tentojnë ta paraqesin disa. Përfaqësimi nuk ka të bëjë me këtë, sepse fati i një personi është absolutisht i parëndësishëm në raport me fatin tonë kolektiv”, tha një ditë më parë.
Kamberi tha se beteja e sotmeka të bëjë me rezistencën politike të shqiptarëve në Serbi, artikulimin e kërkesave të shqiptarëve në mënyrë të qartë e të drejtë dhe vazhdimin e luftës për jetë dinjitoze.
“Nënshtrimi dhe dorëzimi nuk është diçka që zgjedhin popujt e shtypur, nuk duhet ta zgjedhim as ne. Rezistencën ja kemi borxh dëshmorëve e gjeneratave e gjeneratave të njerëzve që janë flijuar për liri e drejtësi. Ja kemi borxh edhe atyre 9500 votave që i ka lista jonë në këto momente, të cilat do të shpërdoren pa 610 votat e lagjes së Strukarëve”, shtoi Kamberi.
Si në të gjithë territorin administrativ serb, edhe në Tërnovc zgjedhjet u mbajtën më 3 prill. Më 21 të po atij muaji Gjykata Administrative në Nish urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë fshat për shkak të parregullsive.
Zgjedhjet u përsëritën më 28 prill. Pjesëmarrja në votime ishte 64% dhe Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 677 vota dhe kështu Kamberi siguroi mandatin e deputetit. Mirëpo, Partia Socialiste e Serbisë së Iviça Daçiqit kërkoi të ëprsëriteshin zgjedhjet pasi një qytetar kishte votuar pa dokumente të vlefshme personale, Kërkesa u miratua.
Zgjedhjet u mbajtën sërish më 27 maj në Tërnovc të Madh. Në votime morën pjesë 618 votues, Kamberi mori 598 vota, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur deputet. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës kontestoi procesin pasi tha se një person kishte votuar pa letërnjoftim. Komisioni zgjedhor nuk i dha të drejtë, por Gjykata Administrative urdhëroi votim të ri.
Në votimin e katërt radhazi, më 23 qershor, ka pasur alarm të rremë për bombë në qendrën e votimit. Për këtë arsye nuk pati votime.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i pyetur ditë më parë rreth procesit në Tërnovc, tha se nuk e kishte shumë të qartë se çfarë po ndodhte atje.
Gjithsesi, pa certifikimin e rezultatit edhe në Tërnovc zgjedhjet nuk janë të mbyllura dhe as Kuvendi i ri i Serbisë nuk mund të mblidhet dhe për të filluar mandatin e tij.
Në zgjedhjet e vitit 2020 shqiptarët morën tre mandate pasi garuan të bashkuar, ndërsa këtë vit zgjodhën që të garojnë në dy lista të ndryshme dhe rrjedhimisht ende nuk e kanë të sigurt asnjë mandat./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova