LAJMI I FUNDIT:

Sot shi, nga e marta mot pranveror

Sot shi, nga e marta mot pranveror

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se fushat me presion të lartë që kanë përfshirë territorin mbeten të stacionuara edhe më tutje mbi vendin tonë, duke kushtëzuar mot relativisht stabil, përjashtuar ditën e hënë ku në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

IHK njofton se ditët tjera të javës do të jenë tipike pranverore me temperatura rreth vlerave të normales për periudhën që jemi.

Në viset malore me lartësi mbi 900m parashihet që temperaturat minimale të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.


Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin

Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin

Lajme
Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan

Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan

Lajme
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Lajme
Avokati i Popullit: Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është çështje nacionale, kërkohet veprim urgjent

Avokati i Popullit: Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është çështje nacionale, kërkohet veprim urgjent

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Kalo në kategori