Sot regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, do të mbyllen disa rrugë

Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, sot do të vendosë regjim të veçantë trafiku për rrugë të caktuara në Shkup, për shkak të festës së Epifanisë.
Në qendër të Shkupit, rruga "Filip Vtori Makedonski" do të jetë e mbyllur për trafik nga kryqëzimi me bulevardin "Goce Delchev" deri në kryqëzimin me rrugën "11 Tetori" në të dy drejtimet.
Në komunën e Gjorçe Petrovit, rrugët nga kisha "Shën Pjetri dhe Pali", bulevardi "Aradhat Partizane" deri në rrugën "Gjorçe Petrov", rruga "Gjorçe Petrov" deri në rrugën "Vasil Çakalarov", si dhe nga kisha "Shën Pantelejmon", rruga "Kozle", pjesë e rrugës "Vasil Çakalarov" deri në Urën Hekurudhore në lumin Vardar do të jenë të mbyllura për trafik. Në komunën e Aerodromit, rruga lokale për në Lisiçe të Epërme dhe të Poshtme do të jetë e mbyllur për trafik.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t'i respektojnë urdhrat e dhëna nga policët e uniformuar.




















































