LAJMI I FUNDIT:

Sot proteston opozita në Shqipëri

Sot proteston opozita në Shqipëri

Sot pasdite në Tiranë do të zhvillohet protesta e katërt e opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me kërkesën për largimin e Qeverisë “Rama”.

Gjithçka pritet të nisë në orën 18:30, me mbështetësit e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të tjerë të opozitës që do të protestojnë sërish përpara Kryeministrisë. Por siç njoftoi një ditë më parë Basha, protestës së kësaj të shtune do t’i bashkohen edhe 300 studentë europianë të organizatës studentore të Partive Popullore Europiane (PPE-EPP), fakt të cilin ai e shfrytëzoi për t’u bërë ftesë edhe socialistëve që t’i bashkohen opozitës.


Megjithatë, në prag të mbajtjes së protestës së opozitës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për shmangien e dhunës, duke kërkuar që kjo protestë të jetë paqësore.

“Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet”, thuhej në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve.

Për mbarëvajtjen e protestës, policia ka kaluar në gatishmëri maksimale, sikurse edhe Prokuroria e Tiranës, që si zakonisht pas grumbullimeve të së kaluarës nga mbështetës apo militantë, ka nisur hetimet për pasojat e shkaktuara nga aktet e dhunës.

Basha ka paralajmëruar se protesta e së shtunës do të jetë vendimtare, edhe pse nuk jepen detaje nga organizimet, por ajo që mësohet është kohëzgjatja, më shumë sesa 3 orë.

Sipas Lulzim Bashës, zgjedhjet e parakohshme janë në prag. Për këtë, ai u zotua se kjo nuk është një betejë për pushtet dhe se nuk do të kishte zgjedhje pa PD-në më 30 qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori