LAJMI I FUNDIT:

Sot mund të nisë punën MTS-i serb

Sot mund të nisë punën MTS-i serb

Me marrjen e kodit telefonik shtetëror të Kosovës do të hyjë në fuqi edhe licenca e punës së operatorit të përkohshëm telefonik MTS.

Me marrëveshjen e arritur më 13 nëntor në Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, u vendos që Kosovës t’i takojë kodi shtetëror telefonik me kusht që në periudhën e tranzicionit drejt këtij kodi në Kosovë të funksionojë një kompani e përkohshme e quajtur MTS.


Drejtori i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, konfirmoi për KALLXO.com se kjo kompani ka të drejtë operimi që nga sot.

“Licenca e operimit të kompanisë MTS hyn në fuqi me datën e sotme që do të thotë nga sot ka të drejtë operimi. Data e marrjes së kodit ka qenë e paraparë të jetë e lidhur me datën e operimit të MTS-së,” tha Gashi.
MTS është në pronësi të shtetit të Serbisë. /Telegrafi/