LAJMI I FUNDIT:

Sot mot me shi

Sot mot me shi
Foto: Arkiv

Gjatë ditës së shtunë  mbi vendin tonë priten reshje shiu dhe parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dita e diel do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/